Pas barazimit ndaj Islandës ditë më parë, Shqipëria të premten e 10 qershorit u mposht 1-2 nga Izraeli në Tiranë. Kjo humbje mund t’i kushtojë shumë në luftën për vendin e parë në grup, synim që shihej si real, sidomos pas përjashtimit të Rusisë nga gara.
Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll 1-0 për Shqipërinë, me golin e vetëm që u shënua nga Armando Broja. Ky i fundit, u tregua i saktë nga penalltia e fituar nga Ivan Balliu.
Shqipëria ishte më e mirë në pjesën e parë, kurse në pjesën e dytë ka pasur një rënie drastike, gjë që i kushtoi me përmbysje të epërsisë dhe humbje të përballjes.
Ndërkaq, në pjesë e dytë të lojës, lojtarët e izraelitë barazuan rezultatin në minutën e 57 të lojës, ku goli i parë u shënua nga lojtari Manor Solomon. I njëjti, shënoi golin edhe në minutën e 73, duke çuar rezultatin në 1:2 për Izraelin.
Në minutën e 26 të lojës “Kuqezinjëve” u është anuluar një penalltia, si dhe një gol në minutën 76.
Shqipëria renditet e treta në Grupin 2 të Ligës B, me vetëm një pikë, teksa Izraeli është lider me katër pikë.