Shqipëria ndalon përdorimin e qeseve plastike njëpërdorimshe nga 1 qershori

Kryeministri i Shqipërisë ka bërë të ditur se Shqipëria do të hyjë në radhët e vendeve që kanë të ndaluar përdorimin e qeseve plastike

Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë
Shqipëria nuk do të përdorë qese plastike njëpërdorimshe nga 1 qershori i këtij viti.

Përmes një postimi në Facebook, kryeministri i vendit, Edi Rama, ka thënë se nga e mërkura do të nisë një epokë e re për vendin.

“Mirëmëngjes, dhe duke ju kujtuar se prej të mërkurës nis një epokë e re për Shqipërinë patriotike, me ndalimin e qeseve plastike njëpërdorimshme në favor të mbrojtjes së atdheut të fëmijëve tanë, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan kryeministri Rama.

Më herët, Rama kishte sqaruar se nuk do të ketë asnjë lëshim për prodhuesit e qeseve plastike.

Lajme dhe reportazhe të ndryshme i ishin kushtuar Shqipërisë për masat e mëdha të mbeturinave, duke e cilësuar si “Koshi i mbeturinave të Italisë”.

Një ndër qytetet më të ndotura gjatë vitit 2019 ishte cilësuar Gjirokastra. Analizat e rregullta të kryera nga Drejtoria e Shëndetit Publik në Gjirokastër, kanë treguar se lumi Drino ka ndotje të lartë.

Specialisti i DSHP, Bledar Ahmeti, kishte pohuar se shkarkimi i pesticideve në lumenj vepronte direkt mbi organizmat, duke i toksikuar dhe shkaktuar ngordhje masive me pasojë mjedisore, por dhe shëndetësore, për shkak të konsumimit të tyre dhe përdorimit të ujit të lumit të ndotur nga popullata.

Ish-kryebashkiakja Rami i kishte cilësuar përrenjtë si pjesa më problematike në ndotje.

Një fakt tjetër i potencuar nga qytetarët e Shqipërisë dhe turistët, është fakti se bukuria e peisazheve të Shqipërisë zbehej nga moria e mbeturinave.

Një nismë vullnetare kishe filluar të vetëpastronte vendet krahas qytetarëve të vendit. Vendimi i ri i Qeverisë së Shqipërisë është një tentativë drejt fillimit të përmirësimit të këtij aspekti.

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika