Shqipëria në KS: Mbështet popullin ukrainas, kërkon që Rusia të dalë para përgjegjësisë

Në Këshillin e Sigurimit (KS), është dënuar pushtimi rus mbi Ukrainën, nga i dërguari i përhershëm i Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Ferit Hoxha.

Diplomati shqiptarë tha se Shqipëria mbështet popullin ukrainas dhe presidentin Volodymir Zelensky dhe se Putinit sipas tij i dështuan parashikimet kur nuk arriti ta marrë Kievin.

Kievi i doli më i fortë se sa ishte menduar dhe se Rusia nuk mund ta nënshtrojë Ukrainën, ajo ngeci mirëpo nuk i ka ndalur bombardimet, ka thënë Hoxha.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së

“Është absurde se si Rusia po përpiqet të bindë botën se tanket e lëna pas apo trupat e civilëve të vrarë e të djegur, janë pjesë e propagandës ukrainase”, është shprehur ambasadori shqiptar në KS.

“Të presim Rusinë të thotë të vërtetën, është si të presim Godonë. Kurrë nuk do të vijë”, por se lajmi i vërtetë në këtë mes, është ajo çfarë Rusia po lë pas, ka deklaruar ai.

“Ajo çfarë Rusia po lë pas, janë pamjet tronditëse dhe civilët e ekzekutuar nga forcat ruse”, ka deklaruar Hoxha në fjalën e tij.

Që nga fillimi i invazionit rus mbi Ukrainën, por edhe më herët (nga 2014), Shqipëria ka mbrojtur të drejtën e Ukrainës.

Pamje nga lufta në Ukrainë

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika