Shqipëria ofron ndihmë për zjarret, Greqia refuzon, reagon Ministri i Mbrojtjes Peleshi

Greqia javë më parë kishte kërkuar ndihmë në Mekanizmin Evropian të Mbrojtjes Civile, në lidhje me zjarret, Shqipëria është një ndër shtetet që i ofroi shtetit grek ndihmë, por pala greke refuzoi një gjë të tillë

Greqia po përballet me zjarre të shumta, ku ka kërkuar ndihmë në Mekanizmin Evropian të Mbrojtjes Civile.

Një ndër shtetet që i ofroi ndihmë është edhe shteti i Shqipërisë, por pala greke refuzoi ndihmën e shqiptarëve. Në lidhje me këtë ka reaguar Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, duke i shprehur ngushëllime familjeve të viktimave.

Të tronditur dhe të shqetësuar për situatën e rëndë që Greqia fqinje po përjeton nga zjarret masive, të cilat nuk kanë kursyer as jetët e njerëzve. Ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave të kësaj tragjedie!

Peleshi përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, tregon se një ekip me 58 efektivë dhe 10 mjete nga Forcat e Armatosura dhe strukturat e tjera operative të Sistemit të Mbrojtjes Civile Shqiptare, ishin të gatshëm të ofronin ndihmën e duhur për shtetin grek, por më pas u njoftuan nga shteti grek se nuk ka nevojë për modulet tokësore pasi ndihma është plotësuar nga vende të tjera.

“Një ekip me 58 efektivë dhe 10 mjete nga Forcat e Armatosura dhe strukturat e tjera operative të Sistemit të Mbrojtjes Civile Shqiptare, më konkretisht, strukturat zjarrfikëse nga Bashkia Korçë, Dropull, Maliq dhe Gjirokastër u dislokuan në afërsi të shtetit fqinj, në ndihmë të kolegëve grekë, në pritje të konfirmimit nga pala greke për ndërhyrje në zonat ku ata kanë nevojë.Ndërkohë, pas kësaj, nga pala greke jemi njoftuar se nuk është më e nevojshme ndërhyrja me modulet tokësore të ofruar nga Shqipëria për shkak se ato janë plotësuar nga vende të tjera”, ka shkruar Peleshi.

Ndër të tjera Peleshi uron që shteti i Greqisë të kalojë sa më shpejtë këtë situatë.

Së fundi në Greqi janë gjetur 18 trupa në një zonë pyjore në veri të Greqisë.

Zjarret në Greqi, 18 trupa të gjetur në një pyll

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika