Shqipëria rikthen vizat për shtetasit rusë

Shqipëria ka anuluar hyrjen pa viza në territorin shqiptarë për shtetasit rus

Shqipëria ka anuluar hyrjen pa viza në territorin shqiptarë për shtetasit rusë. Vendimi u mor një ditë më parë nga Këshilli i Ministrave.

Regjimi pa viza ka qenë në fuqi vetëm gjatë sezonit turistik, nga 1 maji deri më 30 shtator. Ambasada shqiptare në Rusi ka njoftuar se ky vendim është anuluar.

“Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Federatën Ruse bën me dije, se në përputhje me ndryshimet e datës 20 prill 2023 në Vendimin e Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë nr. 858, datë 29.12.2021, anulohet regjimi pa viza për shtetasit e Federatës Ruse (çdo vit nga 1 maji deri më 30 shtator)”, thuhet në një mesazh të publikuar në faqen e ambasadës shqiptare në Moskë.

Shtetasit rusë duhet të aplikojnë për vizë pranë Ambasadës shqiptare.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika