Shqipëria sot drejton seancën e Këshillit të Sigurimit, Rama publikon foto nga oborri i OKB-së

Shqipëria të mërkurën do të ulet në krye të tryezës së Këshillit të Sigurimit, për të drejtuar "një nga seancat më të rëndësishme të dekadës së fundit"

Shqipëria, të mërkurën e 20 shtatorit, do të drejtojë seancën e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Këtë e ka bërë të ditur vetë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Ai, përmes një postimi në Facebook, ka publikuar fotografi nga oborri i OKB-së, ku ka thënë se sot Shqipëria do të ulet në krye të tryezës së Këshillit të Sigurimit, për të drejtuar një nga seancat më të rëndësishme të dekadës së fundit.

“MIRËMËNGJES dhe me këtë foto nga oborri i OKB-së, ku sot Shqipëria do të ulet në krye të tryezës së Këshillit të Sigurimit, për të drejtuar një nga seancat më të rëndësishme të dekadës së fundit, ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama.

Ndryshe, mbrëmë përmes një videoje, Rama ka thënë se kjo mbledhje do të jetë më e rëndësishmja që prej fillimit të luftës në Ukrainë, ku është shprehur se në fokus do të jenë pasojat e agresionit të luftës në Ukrainë.

“Si pjesë e programit të punës të Këshillit të Sigurimit gjatë muajit shtator, nën kryesimin e Shqipërisë, Këshilli do të mblidhet nesër për atë që me gjasë, është takimi më i rëndësishëm për Ukrainën, qysh prej fillimit të pushtimit në shkallë të gjerë nga Rusia”, ka thënë Rama.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika