Shqiptarët e Luginës marrin pjesë në regjistrimin e popullsisë në Serbi

Shqiptarët në Serbi do të marrin pjesë në procesin e regjistrimit të popullsisë, që do të nisë më 1 shtator

Regjistrimi i popullsisë në vitin 2011 në Serbi.

Pjesëtarët e pakicës kombëtare shqiptare nga komunat e Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës do të marrin pjesë në regjistrimin e ardhshëm të popullsisë, që do të nisë nga një shtatori.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, Ragmi Mustafa, për televizionin publik serb.

“Pres që përmes procesit të përzgjedhjes së inspektorëve dhe përmes procesit të përzgjedhjes së regjistruesve të plotësohen të gjitha kushtet që janë vendosur, të ketë regjistrues të shqiptarëve dhe formularët të jenë në gjuhën shqipe dhe të mundësojnë regjistrimin e të gjithë qytetarëve të Republikës së Serbisë, që do të thotë edhe qytetarëve të kombësisë shqiptare”, ka thënë Ragmi Mustafa, shkruan A2 CNN.

Ragmi Mustafa- Kryetari i KKSHLP-së

Pjesëmarrja e shqiptarëve në regjistrimin e popullsisë vjen pas bojkotit të censusit të vitit 2011.

Ky regjistrim shërben si kornizë për përcaktimin e fushës së të drejtave që ata kanë.

Sipas vlerësimeve të bashkësisë ndërkombëtare, në Serbi jetojnë rreth 60 mijë pjesëtarë të pakicës kombëtare shqiptare, kryesisht në komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës në jug të Serbisë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika