Shqiptarët e Luginës, viktima edhe të përçarjeve politike

Vepramitaria ndoshta më e përhapër dhe nga e cila vares më së shumti shqiptarët që jetojnë në Serbi është blektoria e bujqësia, kulturë për të cilën Qeveria e Kosovës ka ndarë 1 milionë euro buxhet. Paratë janë siguruar por komplet procesi i subvencionimit ka mbetur peng i burokracisë e procedurave ligjore përmes së silave Beogradi po e sfidon ndihmën simbolike për një rajon që po gërryhet dita e ditës nga emigrimi i popullsisë

Në shkurtin e vitit 2023, kryetari atë kohë i Preshevës e kaloi kufirin dhe në Prokurorinë Speciale të Kosovës, dorëzoi kallëzim penal ndaj Kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Shqiprim Arifi pretendonte se ka fakte për keqpërdorimin e 2 milionë eurove të ndara nga Qeveria e Kosovës për Shqiptarët e Luginës.

“Ju e shihni Ragmi Mustafin këtu i cili është kryetar i KKSH-së që e ka shpallë konkursin, janë 45 mijë euro që ja ka dhanë një OJQ-jë që është themelu 3 ditë para konkursit për me i recitu 3 vjersha për 45 mijë euro…këtu e shihni Ardita Sinanin që është Këshilltare e kryeminsitrit Kurti e cila ja ka shpërnda një anëtarë ja ka shpërnda 27 mijë euro një shoqate fantome…i ka marrë 25 mijë euro sepse është mik i Liburn Aliut… i ka marr 25 mijë euro vetëm se e ka një portal (dhe është mik i deputetit Shaip Kamberi”, ka deklaruar Shqiprim Arifi – ish-kryetar i Preshevës.

Inatet politike, duket se qëndrojnë prapa edhe një veprimi tjetër që u raportua gjërësisht në muajin dhjetor.

Qeveria e Kosovës, synoi që përmes Këshillit Kombëtar Shqiptar, të ndajë subvencione për rreth 1,200 bujq.

Por pasardhësi i Arifit, e ka sfiduar bazën ligjore për ndarjen e buxhetit, dhe me një letër ka kërkuar sqarim nga Ministrisë për Minoritetet në Beograd.

“Është kërkesë thjesht për sqarim duke e ditur se opinioni i gjerë është i vetëdijshëm se Këshilli Nacional Shqiptar nuk është i thirrur për shpallje ose veprimtarinë e bujqësisë”, ka deklaruar Visar Memeti – Kryetar i Alternativës për Ndryshim.

Ministria që për ironi mbanë përgjegjësitë e të drejtave të njeriut dhe minoritetet fillimisht, kishte dhënë afat 8 ditor që Këshilli të sqarojë bazën ligjore.

“Diku 138-139 milionë euro vetëm në vitin 2024 Qeveria e Serbisë ndanë për serbët e Kosovës, ndërkohë tashmë kanë filluar iniciativat për bllokimin e 1 milion eurove që Kosova po ndanë për shqiptarët e Luginës së Preshevës”, ka deklaruar Nevzad Lutfiu – Kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Më 10 dhjetor Beogradi kërkoi që konkursi të anulohet me pretekstin se është i kundërligjshëm.

“Ne nuk do të zbrapsemi do të vazhdojmë tutje në mënyrat edhe tjera por kryesisht është qëllimi parësor është që bujqit apo fermerët dhe të tjerët të kenë fondin e tyre të veçant që ua ka dedikuar Republika e Kosovës”, ka deklaruar Enkel Rexhepi, nënkryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Fondet mbeten në arkë, përderisa sa po shqyrtohen mundësitë se si të shkojnë në xhepat e bujqve shqiptarë në Serbi.

Synimet e pushtetit në Serbi për t’i bllokuar fondet që i dedikohen shqiptarëve atje mbeten të qarta, por në raste, gara politike në raste e pakuptimtë ndërmjet përfaqësuesve politik shqiptar të një komuniteti që ballafaqohet me sfida të shumta, po i dalin në ndihmë Beogradit që të realizojë synimet e saja.

Shija e redaktorit

Lirohet ish-ushtari i UÇK-së Hasan Dakaj, po mbahej në burg...

Hasan Dakaj, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) i cili po mbahej në burg në Serbi është liruar sot(e premte). Lajmin për Dukagjinin e...

Memli Krasniqi: 2025 – Viti i drejtësisë, i fitoreve dhe...

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqi, ka përcjellë një mesazh urimi për qytetarët e Kosovës me rastin e ndërrimit të motmoteve, duke...

Të fundit nga rubrika