Shqiptarët në Amerikë kanë organizuar protestë kundër presionit ndërkombëtar që po i bëhet Kosovës, më datën 16 mars

Shqiptarët në Amerikë kanë organizuar për ditën e enjte të 16 marsit një protestë kundër presionit, që sipas tyre është duke iu bërë Kosovës në dialogun me Serbinë nga shtetet Perëndimore.

Këtë lajmërim e ka publikuar një ish-ushtar i UÇK-së dhe aktivist shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Uk Lushi.

“Të enjten, më 16 mars, krejt shqiptarët e Amerikës kundër presionit ndaj Kosovës. Udhëheqësit e Kosovës dhe populli i saj, bashkë me ne, nuk guxojmë të lejojmë apo legjitimojmë defunksionalizmin e shtetit të Kosovës”, ka shkruar në Facebook ai.

Sipas tij, gjaku i dëshmorëve nuk do të lejohet të shkelet.

“Gjaku i dëshmorëve të UÇK-së, viktimave dhe puna e miliona shqiptarëve nuk duhet të shkelet. të enjten, me Kosovën dhe për Kosovën, për drejtësi, të gjithë bashkë!”, ka sqaruar Lushi.

Më tej, ai ka bërë thirrje që lajmërimi për protestën të shpërndahet sa më shumë që është e mundur.

“Ju lutem shpërndajeni dhe ja bëni share sa më shumë!”, ka përfunduar ai.

Shija e redaktorit

Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga...

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”...

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Të fundit nga rubrika