Shqiptari që i mbijetoi luftës në Bosnjë rrëfen tmerret që përjetuan nga Serbia

I mbijetuari në luftën e Bosnjës dhe Hercegovinës, Sami Vokrri, ka thënë se miratimi i rezolutës për Srebenicën është një ditë e veçantë për popullin boshnjak

I mbijetuari në luftën e Bosnjës dhe Hercegovinës, Sami Vokrri, ka thënë se kjo lufta atje ishte e tmerrshme, e padrejtë dhe e pabarabartë.

Sipas tij, bëhej luftë ndaj armatës jugosllave, që ishte ndër më të fortat në Evropë, e që e njëjta kishte përdorur gjithë arsenalin e saj ushtarak për të kryer gjenocid.

“Mendoj që fillimi i luftës ishte shumë i vështirë, sepse populli boshnjak ishte i papërgatitur, por me kalimin e kohës edhe boshnjakët ngadalë-ngadalë filluan të armatosen dhe të bëhen ushtri e rregullt, e cila kishte mundësi t’iu kundërvihet një armiku të atillë”, ka thënë Vokrri në “FIVE” në TV Dukagjini.

Ndërsa, për miratimin e rezolutës për Srebenicën, Vokrri është shprehur se kjo është një ditë shumë e veçantë për popullin boshnjak.

“Është një ditë shumë e madhe për të gjitha viktimat që kanë pësuar në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe indirekte nga armata serbe dhe të gjitha formacionet të rregullta apo paraushtarake serbe. Kjo është një ditë e veçantë për ta, sepse më në fund, edhe pse një drejtësi shumë e vonuar, mirëpo siç thotë populli ynë, më mirë vonë se kurrë”, ka thënë tutje i mbijetuari në luftën e Bosnjës dhe Hercegovinës.

Vokrri ka theksuar se kjo është një gjë e mirë për të gjitha viktimat e luftës në Bosnje, Kosovë dhe Kroaci, derisa ka potencuar se armata serbe është munduar të bëjë shfarosjen e të gjithë popujve joserbë.

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka miratuar sot rezolutën, që shpall 11 korrikun Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë.

84 shtete votuan për, 19 ishin kundër e 68 abstenuan.

Votimi erdhi pas një debati të shkurtër në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Lexo më shumë: Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miraton rezolutën për Srebrenicën

Vendet që votuan për janë: Shqipëria, Andora, Australia, Austria, Bangladeshi, Belgjika, Bosnja dhe Hercegovina, Fixhi, Estonia, El Salvadori, Egjipti, Ekuadori, ÇEKIA, Kroacia, Kosta Rika, Kolombia, Kili, Kadi, Kanadaja, Finlanda, Franca, Gamibia, Gjermania, Guinea Bissau, Indonezia, Irani, Iraki, Italia, Japonia, Jordania, Mali i Zi, Malta, Libia, Lituania, Latvia, Kuvaji, Zelanda e Re, Nigeria, Maqedonia e Veriut, Norvegjia, Palau, Polonia, Katari, Portugalia, Reoublika e Koresë, San Marino, Turkia, Tunizia, Zvicrra, Suedia, Spanja, Afrika e Jugut, Sllovenia, Sierra Leone, Singapori, Arabia Saudie, Senegali, Yemeni, Uruguaj etj.

Vendet që votuan kundër janë si vijon: Kina, Serbia, Eritrea, Mali, Nikaragua, Rusia, Grenada, Hungaria, Komoros etj.

Ndërsa vendet që abstenuan janë: Algjeria, Angola, Argjentina, Armenia, Bahamas, Barbados, Benin, Bhutan, Brazil, Burundi, Kampoxhia, Kameroni, Kongo, Kenia, Kiribati, Kazakistani, Hondurasi, Haiti, Guinea, Greqia, Gana, Gaboni, Madaskari, Mongolia, Mozambiku, Namibia, Panama, Peru, Paragaj, Oman, Nigeria, Nepali, Vietnami etj.

Vlen të theksohet se Hungaria është i vetmi vend në Bashkimin Evropian që ka votuar kundër rezolutës.

Në fjalën e tij, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se bëhet fjalë për një “rezolutë shumë të politizuar” dhe kërkoi që të mos mbështetet.

Lexo më shumë: Vuçiqi vazhdon t’i mohojë maskrat e kryera nga Serbia, kërkon votë kundër rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë

“Iu bëj thirrje vendeve anëtare që të votojnë kundër rezolutës”, ka thënë Vuçiq.

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika