Shri Lanka: Presidenti Rajapaksa largohet nga Maldivet për në Singapor

Presidenti i Shri Lankës, Gotabaya Rajapaksa, është larguar nga Maldivet për në Singapor, vetëm për t'i shpëtuar një proteste masive derisa vendi po luftonte nga një krizë ekonomike

Gotabaya Rajapaksa, presidenti i Shri Lankës

Presidenti i Sri Lankës, Gotabaya Rajapaksa, është larguar nga Maldivet për në Singapor, raporton BBC, transmeton Portali Dukagjini.

Rajapaksa kishte ikur në Maldive një ditë më parë mes protestave masive për krizën ekonomike të Shri Lankës.

Nuk është e qartë nëse ai do të qëndrojë në Singapor apo nëse do ta përdorë atë si një destinacion largimi.

Ai pak ditë më parë ishte zotuar të jepte dorëheqje deri të mërkurën, por nuk ka arritur të dorëzojë dorëheqjen zyrtare deri më tani.

Foto nga Singapor, ilustrim

Presidenti në detyrë Ranil Wickremesinghe të enjten vendosi një shtetrrethim për edhe një ditë të dytë.

Wickremesinghe u emërua ushtrues detyre i presidentit, pasi Presidenti Rajapaksa u largua. Vendimi shkaktoi protesta të mëtejshmem, duke kërkuar që ai gjithashtu të jepte dorëheqjen.

Njerëzit presin të blejnë vajguri në një pikë karburanti mes mungesës së karburantit në Colombo, Sri Lanka

Ndërsa, një person kishte vdekur dhe 84 të tjerë u plagosën pas protestave të së mërkurës, të cilat u zhvilluan në pikat kryesore të kryeqytetit të Colombo, duke përfshirë shtëpinë e kryeministrit.

Për vite me radhë Shri Lankën e kishte kapluar një krizë ekonomike, e sipas analistëve, shumë vendime qeveritare ndërtonin të gjitha goditjet.

Për financimin e shërbimeve publike është marrë një shumë e madhe parash hua nga qeveria e Sri Lankës, gjatë dekadë së fundit. E gjithë kjo huamarrje ka shkaktuar goditje në ekonominën e Sri Lankës, që nga fatkeqësitë natyrore e deri te katastrofat e shkaktuara nga njeriu.

Sri Lanka: Presidenti largohet nga vendi me avion ushtarak

Shri Lankë: Presidenti pranon të japë dorëheqje

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika