Forcat e sigurisë në Shri Lankë kanë bastisur kampin kryesor të protestës antiqeveritare në kryeqytet herët të premten, duke arrestuar protestues dhe duke çmontuar tendat e protestuesve.
Ndërsa, edhe një gazetar i BBC-së u rrah nga ushtria, dhe njëri nga ushtarët i ka rrëmbyer telefonin
Ngjarjen e se si ka ndodhu tregon një gazetar i BBC-së, që ishte në vendin e ngjarjes në Colombo të Shri Lankës.
Ai tha se kur kishin dëgjuar se trupat mund të bastisnin vendin e protestës antiqeveritare në Colombo pas mesnate, ata kanë shkuar në vendin e ngjarjes, pikërisht përballë zyrës së presidentit të Shri Lankës.
Ndërsa, ata kishin ndjekur aksionin e forcave të sigurisë, për të larguar protestuesit dhe tendat që gjendeshin përballë zyrës së presidencës, kur po largoheshin nga zona e aksionit i kishte ndaluar një burrë i rrethuar nga forcat e sigurisë.
Pas pak çasteve ai kishte goditur gazetarin e BBC-së, dhe i kishte marrë telefonin për të fshirë videot.
Ata u lanë të lirë vetëm, pasi një oficer ushtrie kishte ndërhyrë, për ti ndaluar ushtarët e jterë që po i sulmonin gazetarët, dhe ata u lanë të lirë .
BBC u përpoq të merrte një përgjigje nga ushtria dhe policia për sulmin, por askush nuk iu përgjigj thirrjeve tona. Gjendja e jashtëzakonshme e shpallur javën e kaluar është ende në fuqi, njofton BBC.
Dhuna e qeverisë ndaj protestuesve tashmë është kritikuar nga grupet civile dhe ligjore.
Gjithashtu, edhe Komisionerja e Lartë britanike në Shri Lanka, Sarah Hulton, gjithashtu shprehu shqetësime për raportet nga vendi i protestës.
“Ne e kemi bërë të qartë rëndësinë e së drejtës për protestë paqësore”, shkroi ajo në Twitter.
Very concerned about reports from the Galle Face protest site. We have made clear the importance of the right to peaceful protest
— Sarah Hulton OBE (@SarahHultonFCDO) July 21, 2022
Kjo protestë ka ardhur pasi Ranil Wickremesinghe u betua si president të enjten, pasi ish-presidenti Gotabaya Rajapaksa u largua nga vendi javën e kaluar.
Ish-kryeministri Wickremesinghe, shihet thellësisht jopopullor me publikun dhe është zotuar për veprime të ashpra kundër demonstruesve.
Ndërsa, Shri Lanka është goditur me protesta prej muajsh, sepse vendi është buzë falimentiimit dhe po përballet me mungesa akute të ushqimit, karburantit dhe furnizimeve të tjera bazë.
Shri Lankë: Forcat e sigurisë shkatërrojnë kampin e protestuesve