ShSKUK-ja: Pandemia e COVID-19 ka testuar qëndrueshmërinë e sistemeve shëndetësore

SHSKUK-ja ka kujtuar ditët e para të mobilizimit të përgjthshëm në luftë kundër corona virusit

Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës ka kujtuar ditët e para të mobilizimit të përgjthshëm në luftë kundër corona virusit.

“Pandemia e COVID-19, si sfida më e madhe shëndetësore në 100 vjetët e fundit, ka testuar qëndrueshmërinë e sistemeve shëndetësore kudo në botë. 3 vjet më parë, Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, ishte mobilizuar, duke vënë në gatishmëri gjithë stafin shëndetësor për t’u përballur me rastet e para të diagnostikuar me Covid-19”,  ka shkruar SHSKUK në facebook.

SHSKUK-ja ka theksuar se “13 Mars 2023, pranohet rasti i parë për trajtim në Klinikën Infektive, për të pasuar ditët vijuese me rritje graduale të rasteve”.

“Të ndodhur para një Pandemie të panjohur dhe duke vënë në rrezik edhe shëndetin e tyre, punëtorët e ShSKUK-së, mjekë, infermierë dhe staf mbështetës u aktivizuan për të ofruar kujdes dhe mbështje maksimale për pacientët e diagnostikuar”. Rastet sa vinin e shtoheshin, përderisa repartet e Klinikës Infektive nuk mjaftuan për të përballuar pacientët që kërkonin trajtim, andaj aktivizohet edhe Mjekim Intensiv për trajtim të rasteve me Covid-19, ka theksuar SHSKUK-ja.

“ShSKUK aktivizoi po ashtu, 7 spitalet e përgjithshme të cilat funksionalizuan reparte për të trajtuar pacientë të diagnostikuar me Covid-19. Rritja enorme e rasteve bëri që ShSKUK të rrisë numrin e shtretërve me hapësira të reja, fillimisht në Klinikën e Pulmologjisë, pastaj objektin e Mjekësisë Sportive, Klinikën Interne, por edhe në Klinikën e Pediatrisë, Gjinelologjisë, Neonatologjisë, të cilat aktivizuan reparte për trajtim të rasteve me Covid-19′, thuhet ndër të tjera.

Në komunikaten e ShSKUK, thuhet se ” rritja e numrit të infektuarve preku edhe stafin e mjekëve dhe infermierëve që ishin vija e parë e kontaktit me pacientë, e shumë nga ta sakrifikuan jetën, ku pas infektimit nuk arritën ta mundin virusin duke humbur jetën, por kjo për asnjë moment nuk ndali përkushtimin dhe profesionalizimin e tyre”.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika