SHSKUK mohonte mungesën e NaCl-së por angazhon operator shtesë për furnizim

Ka apo s’ka krizë me NaCl në Spitale e ka treguar vet kontrata e re e SHKSUK-së e cila ka angazhuar operatorë shtesë për furnizim, brenda afatit sa është valide kontrata aktuale. Kjo SHSKUK-së ka për t’i kushtuar mbi 820 mijë euro. Ndonëse, Ligji për Prokurimin Publik nuk e lejon këtë, përjashtime mund të bëhen vetëm në raste emergjente të mungesave siç është kjo, por edhe atëherë vetëm nëse kërkohet përgjegjësi nga operatori për mospërmbushje të kontratës, dhe zinxhiri mbikëqyrës

Mungesë të tretësirës fiziologjike NaCl nuk ka, deklaronte Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës si kundërpërgjigje për raportimet e mediave.

Këtë përgjigje më vonë, nga “s’ka mungesë” e kishte ndryshuar në “ka racionalizim të kërkesave”.

Por, vetëm një javë pas, SHSKUK ka angazhuar një operator privat për furnizim me këtë produkt esencial, pas mungesave të vazhdueshme dhe këtë do ta bëjë kompania “Dreni Pharm”.

Sipas kontratës, totali i përgjithshëm i kostos është mbi 820 mijë euro, me produkte që do vijnë nga kompania “Otsuka” me origjinë japoneze por që funksionon edhe në Indi.

Megjithatë, në fuqi mbetet ende kontrata me operatorin “Exclusive”, e nënshkruar më 28 mars të vitit të kaluar e që ka jetëgjatësi 12 muaj, e cila e obligon furnizuesin të përmbush nevojat për furnizim.

Ngritjen e dy kontratave paralele, SHSKUK-së nuk ia mundëson ligji për Prokurimin Publik, të paktën jo pa pasoja.

Ligji për prokurimin publik e thotë që nuk mund të lidhet një kontratë e dytë për të njëjtat shërbime të cilat veçse janë kontraktuar megjithatë, në këtë rast kemi të bëjmë me një emergjencë publike në trajtimin e qytetarëve të cilët kanë nevojë për kujdes/trajtim mjekësor.

Duke qenë që kjo kontratë është në mitigimin e një emergjence publike, logjikisht, mund të shfrytëzohen procedurat e përshpejtuara të cilat i lejon LPP. Megjithatë, këto procedura duhet të jenë të arsyetuara mirë, dhe të sigurojnë efiqencë. Meqë ne kemi një kontratë aktive, të cilën OE performues ka dështuar ta realizojë, AK duhet të konfiskojë sigurimin e ekzekutimit të kontratës, vlera e të cilës duhet të mbulojë dëmet e shkaktuara. Ndërkohë, zinxhiri mbikqyrës, Menaxheri i Kontratës, Mbikqyrësi i Menaxherit të Kontratës dhe ZKA, duhet të mbahen në llogaridhënie për dështimin e përmbushjes së kontratës dhe lejimin e krijimit të emergjencës publike si pasojë e neglizhencës insitutionale.

Ndërkohë, Autoriteti Kontraktues duhet të fillojë procedurat për shkëputjen e kontratës dhe mbajtjen në llogaridhënie të Operatorit Ekonomik, i cili me dështimin e tij ka rrezikuar shëndetin publik.Diana Metushi, hulumtuese në KDI.

Veprime të kësaj natyre për gazetarë të shëndetësisë, tregojnë papërgjegjësi nga ana e ShSKUK-së.

Ka qenë mos transparencë dhe mospërgjegjësi nga ana e ShSKUK-së përkundër se ka pasur kontratë furnizimi me një operator ekonomik. Kemi kërku përgjegjësi rreth asaj se sa ka qenë sasia që ShSKUK ka kërkuar por s’kemi marrë përgjigje. SHSKUK e quan “racionalizim” ngase ka mungesë në tregun privat, gjë që unë nuk e kam kuptu sepse kontrata e ShSKUK-së nuk ka lidhshmëri me tregun privat. Çka do duhej ShSKUK të bënte është të kërkonte nga operatori aq sa ka nevojë, jo t’i racionalizonte siç thotë. ShSKUK duhet të jap përgjigje se sa e ka mbushur detyrën operatori ekonomik me të cilin ka pasur kontratën. A është përmbush tpaktën 70% siç e parasheh ligji i prokurimit dhe pse është bërë ky racionalizim. A ka qenë kërkesë e ShSKUK-së apo pse është dashur ta kursejë në njëfarë mënyre, operatorin ekonomik”, ka thënë Bujar Vitia, gazetar i shëndetësisë.

Siç ndodh rëndom, SHSKUK nuk i është përgjigjur interesimit të televizionit për asnjërën nga çështjet e ngritura.

Kujtojmë që javën e kaluar, në Spitalin e Mitrovicës u anuluan disa operime si pasojë e mungesës së NaCl-së me ç’rast u shkarkua drejtoresha e spitalit.

Shija e redaktorit

340 mësimdhënës të gjuhës angleze certifikohen për aftësitë e tyre...

Shtëpia botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Pearson Education”, mbajti serinë e Webinareve "Challenging Traditional Methods: UNDERSTANDING AI-DRIVEN INNOVATIONS IN LANGUAGE TEACHING” për...

Dukagjini” dhe “Pearson” mbajnë webinarët ndikimin e IA-së në mësimdhënie...

Shtëpia botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Pearson Education”, mbajti serinë e Webinareve "Challenging Traditional Methods: UNDERSTANDING AI-DRIVEN INNOVATIONS IN LANGUAGE TEACHING” për...

Osmani konfirmon njohjen nga Kenia

Republika e Kenias është bërë shteti i 118-të që ka njohur zyrtarisht pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës, përmes një vendimi të firmosur...

Të fundit nga rubrika