Shtatë persona janë lënduar nga një aksident zingjiror që ka ndodhur në orët e pasdites në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Ilmi Prekazi ka bërë të ditur se personat e lënduar kanë pësuar lëndime të lehta trupore.
Tutje Prekazi ka thënë se në aksident janë përfshirë tri vetura.
“Rreth orës 18:00, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, ka ndodhur një aksident zingjiror ku janë të përfshira tri automjete”.
Ai gjithashtu ka thënë se ”Si pasojë e aksidentit shtatë persona kanë kërkuar tretman mjekësor në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Mitrovicë dhe sipas informatave lëndimet janë të lehta”.
”Njësitë policore të trafikut janë duke u marrë me hetimin e rrethanave të rastit” ka thënë Prekazi.