Shtatë shqiptarë kandidatë në zgjedhjet parlamentare në Greqi

Në zgjedhjet parlamentare të 21 majit në Greqi po marrin pjesë në garën elektorale edhe shtatë pjesëtarë të komunitetit të emigrantëve shqiptarë

Në zgjedhjet parlamentare të 21 majit në Greqi po marrin pjesë në garën elektorale edhe shtatë pjesëtarë të komunitetit të emigrantëve shqiptarë, që jetojnë prej vitesh në vendin fqinj.

Ndërsa tre kandidatë të tjerë, Adiljan Koxhaj, Makrina Koci dhe Angjelos Jahollari konkurrojnë me Partinë “Siriza” në Selanik dhe Evia.

Sidorela Kalthi garon për Partinë Komuniste greke në Kretë dhe Paty Vardhami kandidon në Athinë me nismën “MERA 25”.

Kryesia e Komuniteti shqiptar në Greqi organizoi një takim me 6 nga kandidatët shqiptarë në zgjedhjet parlamentare të datës 21 maj 2 dhe aktivistë të komunitetit, nëpërmjet platformës elektronike “Zoom” i tha Zërit të Amerikës sekretari organizativ Irfan Abazaj.

Sipas zotit Abazaj, për komunitetin shqiptar në Greqi konsiderohet shumë pozitiv kandidimi i shqiptarëve për zgjedhjet parlamentare greke si shenjë e integrimit dhe përfshirjes në jetën sociale – politike greke.

Rreth 87 mijë nga kjo kategori emigrantësh shqiptarë, sipas përllogaritjeve parapake, kanë të drejtën e votës në zgjedhjet parlamentare greke të 21 majit.

Emigracioni shqiptar në Greqi përballet me mjaft sfida, që kanë të bëjnë edhe me statusin e tyre të qëndrimit.

Ambasada shqiptare në Athinë tha pak ditë më parë se zyrtarja Koordinuese për Diasporën, Joneda Dodaj, zhvilloi një takim me sekretarin e përgjithshëm për Politikat e Migracionit të Republikës Helene, z. Patroklos Georgiadis.

Sipas selisë diplomatike shqiptare, temat kryesore të diskutimit ishin: lidhur me vonesat kohore në lëshimin e lejeve të qëndrimit dhe pasojat e tyre në jetën e përditshme të shtetasve shqiptarë si, në sigurimin shëndetësor dhe në lëvizjen e lirë në zonën Shengen.

Po ashtu, është diskutuar edhe rishikimi i kuadrit ligjor lidhur me lejet e qëndrimit për brezin e parë të shtetasve shqiptarë, të cilët janë në prag të moshës së pensionit si dhe përshpejtimi i procedurave të pajisjes me leje qëndrimi përmes digjitalizimit të plotë të procedurave dhe rritjes së personelit të posaçëm për ekzaminimin e kërkesave./VOA

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika