Shtatë të arrestuar nga aksioni antidrogë në Deçan dhe Gjakovë

Në vazhdën e përpjekjeve për parandalimin dhe luftimin e kriminalitetit, Policia e Kosovës ka arrestuar shtatë persona nga aksioni antidrogë në Deçan dhe Gjakovë

Ilustrim





Të mërkurën e 28 shtatorit, është zhvilluar një aksion antidrogë në komunën e Deçanit dhe Gjakovës, me ç’rast janë arrestuar shtatë persona.

Prokurori, Ersan Qavolli, ka thënë për Portalin Dukagjini se nga ky aksion janë bastisur gjithsej 10 lokacione, dhe se i njëjti tashmë ka përfunduar.

“Tashmë ka përfunduar aksioni antidrogë që zhvilluam në komunën e Deçanit dhe Gjakovës. Nga ky aksion janë arrestuar shtatë persona si dhe janë bastisur 10 lokacione”, ka thënë ai.

Po ashtu, Qavolli ka treguar se janë konfiskuar 180 bimë narkotike të llojit marihuanë.

“Gjatë aksionit janë sekuestruar 180 bimë të llojit marihuanë të gjata prej dy deri në katër metra, është konfiskuar edhe sasi tjetër e llojit marihuanë, 400 gram kokainë dhe armë”, shtoi Qavolli.

Hetimet që rezultuan me aksionin e së mërkurës sipas Qavollit kanë nisur shumë kohë më parë.

Ndryshe, Policia e Kosovës, në vazhdën e përpjekjeve për parandalimin dhe luftimin e kriminalitetit, më shtatë shtator ka realizuar një operacion policor në disa lokacione të ndryshme për veprat penale që ndërlidhen me trafikimin e armëve dhe kultivimin e bimëve narkotike.

Si rezultat i veprimeve të marra, është realizuar operacioni policor në rajonin e Mitrovicës së Jugut dhe në rajonin e Pejës, i cili ka rezultuar me shoqërimin në stacion policor të 11 personave të dyshuar.

Pas procedurave të intervistimit, me urdhër të prokurorit kompetent, 6 prej tyre janë dërguar në mbajtje.

“Njësitë policore në këto lokacione kanë kryer kontrolle të shtëpive dhe objekteve përcjellëse, pronë e të dyshuarve të përfshirë në raste, me qëllim të mbledhjes së provave për veprimtarinë kriminale të të dyshuarve, me ç’rast është gjetur një plantacion i bimëve narkotike në fushë të hapur (pyll)”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjatë këtij operacioni policor në të dy rajonet, në Pejë dhe në Mitrovicë të Jugut, janë sekuestruar provat materiale si armë, fishekë, bimë kanabisi, kokainë, para, telefona, dokumente relevante e të tjera.

“Janë sekuestruar shtatë armë (2 Ak47, 5 revole), rreth 70 fishekë kalibër të ndryshëm,  92 bimë kanabis (marihuanë) me lartësi 1- 1.5 m, mbi 25 gramë kokainë, 5500 euro (para të gatshme), 6 telefona, si dhe dokumente relevante për rastin”, vijon njoftimi.

Policia e Kosovës, të mërkurën e shtatë shtatorit, ka nisur një aksion që përfshin pesë komuna.

Sipas zëdhënësit të prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi, në shënjestër ishin disa persona që dyshohen për import dhe shitblerje të paautorizuar të armëve si dhe kultivim të bimëve narkotike.





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika