Shtatë të lënduar në aksidentin në rrugën Prishtinë-Podujevë

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci, ka bërë të ditur se tri vetura kanë qenë të përfshira në aksidentin si shkak i të cilit, shtatë persona kanë pësuar lëndime trupore

Ilustrim

7 persona kanë pësuar lëndime trupore pas një aksidenti në magjistralen Prishtinë-Podujevë.

Lajmin për portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci.

Bëhet e ditur se në aksident ishin të përfshira tri vetura.

“Rreth orës 21:00, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën magjistrale Prishtinë – Podujevë. Në aksident janë përfshirë tri vetura ndërkaq  shtatë persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka thënë Borovci.

Ndër të tjera, bëhet e ditur se njësitë rajonale të trafikut kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe të njëjtat, janë duke hetuar rastin.

Shija e redaktorit

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Sot mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 61-të të...

Sot (e premte) në sallën “1 Tetori” në Prishtinë do të mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 61-të të Policisë së Kosovës. Nga ora...

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Të fundit nga rubrika