Një aeroplan është rrëzuar në brigjet e Karaibeve të Hondurasit të hënën mbrëma disa minuta pasi u ngrit nga ishulli Roatan.
Si pasoj e këtij aksidenti kanë humbur jetën shtatë persona, ndërsa 10 të tjerë janë nxjrrë të gjallë nga rrënojat, thanë autoritetet raporton Reuters përcjell Dukagjini.
Aeroplani Jetstream i operuar nga linja ajrore Hondurase Lanhsa mbante 14 pasagjerë dhe tre anëtarë të ekuipazhit, sipas ministrit të transportit të vendit, i cili tha se rrënojat u gjetën rreth 1 kilometër (0.6 milje) larg bregut të ishullit.
