Tetë të vrarë, përfshirë një fëmijë, nga sulmet e reja ruse në Sumi

Sulmi me dronë rus në rajonin verilindor të Ukrainës, Sumi, ka shkaktuar shtatë të vdekur dhe dhjetë të plagosur, duke përfshirë fëmijë, ndërsa presidenti Zelensky e ka dënuar këtë veprim, duke e marrë si konfirmim të qëllimit të Putinit për vazhdimin e luftës

Tetë njerëz, përfshirë një fëmijë, janë vrarë si pasojë e një sulmi me dronë që Rusia e kreu gjatë natës në rajonin verilindor të Ukrainës, Sumi, tha të martën presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

“Çdo sulm i ri rus vetëm e konfirmon qëllimin e vërtetë të [presidentit rus Vladimir] Putin. Ai do që lufta të vazhdojë, sepse nuk është i interesuar për paqe”, tha Zelensky.

Dymbëdhjetë njerëz, përfshirë dy fëmijë, u plagosën nga sulmi me dronë gjatë natës ndaj një ndërtese banimi në qytezën e vogël Hluhiv, e cila ndodhet në kufi me Rusinë, tha administrata ushtarake e rajonit të Sumit.

Një video e shpërndarë nga Zelensky shfaq ekipet emergjente duke kërkuar për të mbijetuar në gërmadhat e ndërtesës së shkatërruar pjesërisht.

Administrata ushtarake tha se forcat ruse i përdorën dy dronë në këtë sulm, raporton Radio Evropa e Lirë.

Forca Ajrore e Ukrainës theksoi se i rrëzoi 51 dronë dhe se i humbi gjurmët e 30 dronëve, pasi Rusia e sulmoi me 87 dronë gjatë natës.

Forcat ruse e kanë sulmuar pareshtur rajonin verilindor të Sumit në muajt e fundit, duke e dëmtuar infrastrukturën e tij të rëndësishme civile.

Një sulm raketor në Sumi të dielën i vrau 11 njerëz dhe i plagosi 89 të tjerë, si dhe e la qytetin e Sumit për rrymë.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Stane Gashi, nëna e UÇK-së

Nue Gashi dhe heroina, gruaja Stane Gashi, kishin 11 fëmijë, 3 vajza e 8 djemë. 3 prej djemve luftuan me armë në duar nën...

Të fundit nga rubrika