Të hënën e 11 majit në vitin 2015. Para shtatë vjetëve ishte shkatërruar çdo gjë në “Lagja e Trimave” të Kumanovës.
Përveç që kishte humbje njerëzish dhe shumë dëme materiale ishin shkaktuar si luftimeve të ashpra për dy ditë radhazi Lagjen e Trimave në Kumanove.
Në krismën e luftimeve ishin zgjuar banorët e lagjes mëngjesin e 9 majit.
Këto kishin ardhur nga luftimet e grupit që prezantohej si Ushtria Çlirimtare e Kosovës, me policinë e Maqedonisë së Veriut.
Nga i gjithë konflikti 18 persona mbetën të vdekur, prej tyre dhjetë anëtarë të grupit të armatosur, kurse tetë të tjerë nga policia maqedonase.
Në procesin gjyqësor të mbajtur për këtë konflikt të armatosur, tetë persona janë dënuar me burgim të përjetshëm, katër janë liruar, kurse pjesa tjetër e të arrestuarve u dënuan me gjithsej 746 vjet burgim.
Fatmir Reçica i cili është duke e vuajtur dënimin prej 40 vjetësh, për Radio Televizionin Dukagjini ka rrëfyer betejën e ashpër.
“Mëngjesin e nëntë majit, para sabahut, në pesë ora ka filluar beteja dhe është zhvillu një betejë e ashpër ku secili prej neve është ballafaqu edhe me vdekjen. Edhe secili që e ka veshë uniformën e UÇK-së e ka vesh edhe vdekjen në trupin e vet. Atë ditë ka qenë ballafaqimi deri në dy metra. Pas tradhtisë që ndodhi në Kumanovë”, Fatmir Reçica – I dënuar në rastin “Kumanova”.
Reçica me shokë kanë kërkuar që pjesët e mbetura të dënimit t’i kalojnë në Kosovë. Por, ata po hasin në vështirësi.
“Kam biseduar edhe me avokatin dhe jemi të gatshëm me shku në Kosovë, por nuk e di tash sipas ligjit çfarë marrëveshje ka edhe për sa mund të na e bëjnë transferin. Se dënimet janë shumë të larta, unë për shembull jam i dënuar 40 vjet, prej këtyre 40 vjetëve, sipas ligjit duhet që gjysmën e dënimit me e mbajtë në Maqedoni edhe gjysmën në Kosovë”, Fatmir Reçica – I dënuar në rastin “Kumanova”
E procedurat e rikthimit të këtyre të burgosurve në Kosovë, duket se më shumë janë politike.
“Mendoj se në qoftëse ekziston vullneti politik i akterëve më të lartë politik, madje edhe ndoshta edhe faktori ndërkombëtar në këtë rast, kjo çështje mund të qetësohet me vullnetin politik dhe mendoj se do të ishte edhe në interes të stabilizimit të raporteve, normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Maqedonisë, në qoftëse ata vijnë në Kosovë dhe kjo çështje në njëfar mënyre do të harrohet, apo do të largohet nga aktualitetet që i kanë si problematikë dy shtetet”, Asdren Hoxha – Avokat.
Transferimin e grupit të “Kumanovës” në Kosovë për t’i vuajtur dënimet, ministria e drejtësisë e Kosovës e ka konsideruar si komplekse. Megjithatë, kanë thënë se ato janë duke u proceduar.