Shtëpia botuese “Dukagjini” anëtarësohet në rrjetin EEPG

Shtëpia botuese "Dukagjini" bëhet anëtare e rrjetit "European Educational Publishers Group" (EEP)

Shtëpia botuese “Dukagjini” anëtarësohet në rrjetin EEPG

Shtëpia botuese “Dukagjini” është bërë anëtare e plotë e rrjetit “European Educational Publishers Group”(Grupi i Botuesve Evropianë për Arsim – EEPG).

Kështu, “Dukagjini”, jo vetëm që është shtëpia botuese e vetme nga Kosova që ka arritur të anëtarësohet, por, njëherësh, është edhe botuesja e vetme e teksteve në gjuhën shqipe në këtë rrjet.

Qëllimi i EEPG-ut, anëtare të të cilit janë shtëpitë botuese kryesore në arsim nga shumica e vendeve evropiane, është që ta vazhdojë më tej zhvillimin e teksteve dhe të materialeve cilësore për mësimdhënie në shkolla gjithandej Evropës. Përmes hulumtimeve, monitorimit dhe shkëmbimit të informatave ndërmjet shtëpive botuese, “Dukagjini” do të jetë i përfshirë drejtpërdrejt në përvojat më të mira evropiane. Kjo përvojë do të transmetohet edhe te nxënësit dhe arsimtarët që i përdorin tekstet e “Dukagjinit”.

Shtëpia botuese “Dukagjini” mbetet e përkushtuar që ta avancojë arsimin në Kosovë dhe të ndërtojë bashkëpunime të suksesshme vendore e ndërkombëtare, që ta bëjë lehtësisht të mundshëm këtë avancim.

Shija e redaktorit

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Kosova dhe SHBA-të do...

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Zëvendës-Sekretarin amerikan të Shtetit për Menaxhim dhe Resurse, Richard Verma. Osmani pas takimit me zëvendës-ndihmës amerikan tha...

Presidentja Osmani sot pret në takim zëvendës-sekretarin e SHBA-ve Richard...

Zëvendës Sekretari i Shtetit Amerikan për Menaxhimin dhe Resurset, Richard R. Verma, sot(e premte) do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë. Ai sot...

Të fundit nga rubrika