Shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron libra falas për komunitetin turk

Shtëpia botuese "Dukagjini" ka nënshkruar marrëveshje për shpërndarjen falas të librave për komunitetin turk në Kosovë me Erol Kala, përfaqësues i autorizuar i shoqatës, "Turkish Teachers Society
of Kosovo"

Shtëpia botuese “Dukagjini” dhe përfaqësuesi i autorizuar i shoqatës, “Turkish Teachers Society
of Kosovo” në Republikën e Kosovës, Erol Kala, të enjten kanë nënshkruar marrëveshje që t’i japin falas librat nga klasa 1-5 për nxënësit e komunitetit turk në Kosovë.

Dje, Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nënshkruar marrëveshje për shpërndarjen falas të librave për komunitetin boshnjak në Kosovë me deputeten, Duda Balje.

Ky hap i tillë është marrë për herë të parë.

Që nga e hëna, mijëra nxënës nga komuniteti turk e boshnjak do të kenë në bankat e tyre librat me të cilët do të shërbehen për të nxënë dije të reja.

“Shpërndarja e këtyre librave do të bëhet brenda një afati rekord. Ne, si shtëpi botuese, në vazhdimësi jemi treguar të vullnetshëm që t’u dalim në krah institucioneve dhe të gjitha komuniteteve në Kosovë”, ka njoftuar dje “Dukagjini”.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika