Shtëpia botuese “Dukagjini” do të shpërblejë fëmijët me dhurata përmes dy garave për Panairin e librit për fëmijë

Panairi i Librit për Fëmijë do të mbahet më datë 2-6 tetor, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se do të mirëpres me kënaqësi lexuesit e vegjël përgjatë 5 ditëve të Panairit, nga ora 10 deri në orën 18:00. Ndër aktivitetet e shumta që kanë planifikuar, bëjnë pjesë edhe dy garat e mëposhtme, për të cilat do të shpërblejnë nxënësit:

  1. SHKRIMI MË KREATIV: nxënësit e klasave 1, 2, 3, 4 dhe 5 duhet të krijojnë shkrime (nga imagjinata e tyre) që lidhen me personazhet e lektyrave të shtëpisë botuese “Dukagjini”. Për shkrimet me kreative, do të shpërblejnë vendin e parë, të dytë dhe të tretë.

Shkrimi: poezi ose tregim i shkurtër (150-250 fjalë)

  1. ILUSTRIMI MË I BUKUR: nxënësit e klasave 1, 2, 3, 4 dhe 5 duhet të krijojnë ilustrime/vizatime që lidhen me lektyrat e shtëpisë botuese “Dukagjini” dhe personazhet e tyre. Për ilustrimet më të bukura, do të shpërblejnë vendin e parë, të dytë dhe të tretë.

Si shkrimet, ashtu edhe ilustrimet, mund t’i dërgoni duke ju shkruar mesazh në Facebook ose në e-mailin: [email protected]

Dhuratat do të ndahen më 5 tetor, ditën e shtunë, nga ora 12:00. Ato do të mbesin befasi për ju.

Jua rikujtojmë lektyrat e botuara deri tani nga shtëpia botuese “Dukagjini”:

Klasa 1: “Maçoku me çizme dhe përralla të tjera”, “Përralla popullore mbi kafshët”, “Bletëzat”, “Rrëfenja” dhe “Tregimi i lepurit Piter”;

Klasa 2: “Vjersha”, “Shkolla e pyllit”, “Përralla të zgjedhura”, “Lepurushi prej pushi” dhe “Përralla e postierit”;

Klasa 3: “Aventurat e Pinokut”, “Posta e porositur”, “Kallëzimet e gjyshe Pastërtores”, “Shigjeta e kaltër” dhe “Si u bënë kafshët siç janë sot?”;

Klasa 4: “Udhëtimi i Pikëpyetjes (tregime të zgjedhura)”, “Bleta Maja dhe aventurat e saj”, “Aventurat e Lizës në Botën e Çudirave”.

Panairi i librit për fëmijë mbahet nga 2 deri më 6 tetor në Prishtinë.

Shija e redaktorit

Kosova renditet e 12-ta në botë për sigurinë e qytetarëve...

Kosova është renditur në vendin e 12-të për ndjenjën e sigurisë gjatë ecjes vetëm natën, sipas një studimi të Gallup-it për vitin 2023. 87% e...

Osmani në pritjen e presidentit Biden: Aleancë që qëndron në...

Presidentja Vjosa Osmani, së bashku me zotërinë e parë, Prindon Sadriu, kanë marrë pjesë në pritjen zyrtare të organizuar nga presidenti i Shteteve të...

Rrugëtimi i Shqipërisë drejt BE-së pritet të shkëputet nga Maqedonia...

Rruga e pranimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian(BE) do të shkëputet nga ajo e Maqedonisë së Veriut, me grupet e para të negociatave që...

Të fundit nga rubrika