Shtëpia botuese “Dukagjini” organizon promovimin e librit “Dashuri dhe Pedagogji” të Miguel de Unamunos

Bashkohuni me shtëpinë botuese "Dukagjini" në promovimin e librit emocionues "Dashuri dhe Pedagogji" të Miguel de Unamunos, një ngjarje e veçantë që hap edhe kolanën e re "Effugium," duke shënuar fillimin e një rrugëtimi të frytshëm me projekte të mahnitshme nën mbështetjen e Creative Europe

Të enjten, më 27 korrik, në orën 19:00, shtëpia botuese “Dukagjini” organizon promovimin e librit “Dashuri dhe Pedagogji” të Miguel de Unamunos dhe, njëkohësisht, hap siparin e kolanës më të re të kësaj shtëpie botuese, “Effugium”, kolanë kjo e mbështetur nga Creative Europe.

“Dukagjini”, shtëpia e parë botuese në Kosovë e cila bëhet pjesë e këtij programi evropian, do të vijojë edhe me botimin e dhjetë librave të tjerë, pra në kuadër të kësaj kolane.

Promovimi mbahet në librarinë “Dukagjini” në sheshin “Nënë Tereza”.

“Dashuri dhe Pedagogji” është një libër për dashurinë, shkencën, filozofinë, besimin, e shumë tema të tjera që e prekin qenien njerëzore në thelbin e saj; një libër që tragjiken dhe komiken i shkrin në një dhe e zhvesh njeriun përballë natyrës, brenda të cilit koekzistojnë e Arsyeshmja dhe Emocionalja.

Për librin do të flasin shkrimtari Gëzim Aliu dhe përkthyesja e librit, Orjela Stafasani, ndërsa do të lexohen edhe fragmente shumë interesante për diskutim, nga shkrimtari dhe aktori Shpëtim Selmani.

“E gjithë kjo botë dhe të gjitha historitë e saj do të zhduken dhe emri i Herostratit do të fshihet dhe askush nuk do ta dijë se kush qe Homeri, Napoleoni a Krishti… Të jetosh disa ditë, disa vjet, disa shekuj, disa mijëra shekuj, çfarë rëndësie ka? Meqë nuk besojmë në pavdekësinë e shpirtit, ëndërrojmë të lëmë një emër, të flitet për të, të jetojmë në kujtimet e të tjerëve. Jetë e mjerë!”

Librin do të mund ta blini me 20% zbritje.

Shija e redaktorit

Osmani takon presidenten Keller-Sutter: Zvicra vazhdon të jetë një nga...

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me presidenten e re të Zvicrës, Karin Keller-Sutter në kuadër të takimeve që ka me liderë botërorë në konferencën...

Bëhuni pjesë e lojës shpërblyese të shtëpisë botuese “Dukagjini” –...

Shtëpia botuese “Dukagjini” fton të gjithë lexuesit të bëhen pjesë e garës “Review për librat tanë”. Në këtë konkurs, ftohen të gjithë lexuesit e botimeve...

Rutte: NATO po ndjek zgjedhjet në Kosovë, duket se do...

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka komentuar zhvillimet politike në vend gjatë një konference për media, duke vënë në pah se aleanca...

Të fundit nga rubrika