Shtëpia botuese “Dukagjini” shpërndan çmime për fëmijë në Panairin e Librit

Sot është mbajtur dita e katërt dhe e fundit e panairit të Librit për Fëmijë në Prishtinë. Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka shpërndarë çmime për fëmijët, të cilët kanë marrë pjesë tek gara për shkrimin më kreativ dhe ilustrimin më të bukur

Për katër ditë me radhë një pjesë e shesheve të Prishtinës u është dedikuar fëmijëve.

Aty është organizuar Panairi i Librave për Fëmijë.

Pjesë e këtij panairi ka qenë edhe Shtëpia Botuese “Dukagjini”, e cila pos prezantimit të librave, edhe i shpërbleu fëmijët.

Atyre që morën pjesë në garën për shkrimin më kreativ dhe ilustrimin më të bukur, iu ndanë çmime.

Tri vendet e para fituan set të librave, puzzle dhe DUKË Cards.

“Kanë mundur të aplikojnë me ilustrime dhe me shkrime dhe krejt këta janë shpërblyer. Tema ka qenë që të bazohen në lektyra që i kemi të caktuara prej klasës së parë deri në klasën e katër e që do të vazhdojnë edhe për klasën e pestë e do të publikohen në ditët në vazhdim”, ka thënë Liridona Bytyqi – Shtëpia Botuese “Dukagjini”.

E, Dukagjini ishte adresa edhe për një dashamir të vogël të librave.

Ditën e fundit të panairit ai u furnizua me dy sosh.

“Librat që më pëlqejnë shumë janë librat që kanë më shumë faqe, më shumë kuptim edhe më shumë lexim”, ka thënë Ariot Mehmeti – Pjesëmarrës në panair.

Në Panairin e Librit për Fëmijë në Prishtinë, Shtëpia Botuese Dukagjini është prezantuar me ofertë deri në 50% zbritje në botimet për fëmijë.

Aty janë paraqitur lektyra për klasën e parë, të dytë, të tretë dhe për klasën e katërt, të cilat janë shoqëruar me aparaturë didaktike dhe me ilustrime origjinale, si dhe fjalorth me shpjegime e sqarime të nevojshme.

Shija e redaktorit

S’ka shpërthim në Mitrovicë, Policia: Ka pasur hedhje të fishekzjarreve...

Para disa minutash një shpërthim i zhurmshëm u dëgjua në Mitrovicë. Shpërthimi erdhi si pasojë e hedhjes së mjeteve piroteknike në jug të qytetit....

FSK aktivizohet për ruajtjen e infrastrukturës kritike në vend

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se një nga vendim e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës që është mbajtur në orët...

Blinken uron Shqipërinë: Lidhjet tona do të vazhdojnë të lulëzojnë

Në një mesazh për 28 Nëntorin, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony  Blinken, shprehu urimet e tij për popullin shqiptar, duke theksuar marrëdhëniet e...

Të fundit nga rubrika