Shtëpia Botuese “Dukagjini” vazhdon me shpërndarjen e teksteve shkollore në gjithë Kosovën

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka nisur shpërndarjen e teksteve shkollore në të gjithë Kosovën, me një interes të rritur nga prindërit për blerjen e tyre këtë vit, ndërsa libraria “ABC” në Lipjan raporton se po bashkëpunon ngushtë me shtëpinë botuese dhe mësimdhënësit për të siguruar që nxënësit të jenë të pajisur me të gjitha tekstet e nevojshme për vitin e ri shkollor

Prindërit tashmë kanë nisur blerjen e teksteve shkollore për fëmijët e tyre.

Për t’i pajisur fëmijët me librat e tyre shkollorë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” po vazhdon shpërndarjen e teksteve në gjithë Kosovën.

Blerja e teksteve shkollore ka filluar të premten, ndërsa në Lipjan në Librarinë “ABC”, ku mund të gjeni tekstet e botuara nga “Dukagjini”, thuhet se interesimi për blerjen e tyre këtë vit është dukshëm më i lartë.

“Përgjithësisht ka filluar që nga java e kaluar dhe interesi këtë vit është dukshëm më i rritur, kemi një bashkëpunim shumë të mirë mes shtëpive botuese, librarive shpërndarëse, mësimdhënësve dhe prindërve, gjithë nxënësit po vijnë me lista përkatëse dhe gjithçka po shkon siç duhet.

Fillimisht, ka filluar prej klasave të para deri në të pestat, meqë edhe tekstet janë të kompletuara, kurse ato nga gjashtë deri në klasën e nëntë kemi disa mungesa, mirëpo po pritet që gjatë kësaj jave të kompletohen të gjitha dhe 1 shtatori besojmë se do t’i gjejë të gjithë nxënësit me tekstet shkollore”, ka thënë mbikëqyrësja e librarisë Rina Aliu për TV Dukagjinin.

Po ashtu, ajo ka thënë se ka numër të mjaftueshëm të teksteve dhe se janë në komunikim me shtëpitë botuese.

Publikohet Katalogu i teksteve shkollore 2024/25 nga shtëpia botuese “Dukagjini”

Shija e redaktorit

Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga...

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”...

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Të fundit nga rubrika