Shtëpia e bardhë jep detaje për takimin e Kurtit me Këshilltarin për Siguri Kombëtare

Përmes një komunikate, Shtëpia e Bardhë ka dhënë detaje nga takimi i kryeministrit Albin Kurti me Këshilltarin për Siguri kombëtare në SHBA Jake Sullivan

Ilustrim

Shtëpia e Bardhë ka lëshuar një komunikatë ku ka dhënë detaje për takimin e kryeministrit Albin Kurti me këshilltarin për siguri kombëtare Jake Sullivan.

Në njoftim thuhet se Sullivan ka falënderuar kryeministrin Kurti për strehimin e Afganëve në Kosovë. Po ashtu, sipas komunikatës, pjesë e diskutimit ishte edhe agresioni ushtarak i Rusisë në Ukrainë, ku Sullvian e ka vlerësuar ofrimin e ndihmës humanitare të Kosovës ndaj popullit ukrainas.

“Z. Sullivan falënderoi kryeministrin për gatishmërinë e Kosovës për të pritur të evakuuarit afganë. Ata shkëmbyen mendime mbi agresionin ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës, duke përfshirë ofrimin e ndihmës humanitare nga Kosova për popullin e Ukrainës dhe vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë”, thuhet në komunikatë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës në Washington është pritur në takim me Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jake Sullivan

Pjesë e diskutimit, sipas njoftimit të Shtëpisë së Bardhë, ishte edhe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor, me ç’rast Sullivan ka shprehur mbështetjen e SHBA-së, për dialogun e lehtësuar nga BE-ja, për ta arritur një marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Perëndimor, me z. Sullivan duke shprehur mbështetjen e SHBA-së për Dialogun e lehtësuar nga BE-ja për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe nevojën për përparim të mëtejshëm në çështjet kyçe të pazgjidhura”, thuhet më tej.

Në njoftim thuhet edhe se Sullivan i ka mirëpritur planet e Kosovës për të kaluar, nga varësia e saj nga thëngjilli i linjitit, në energji më të pastër dhe për të siguruar furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike.

Komunikatën e plotë të Shtëpisë së Bardhë mund ta lexoni këtu.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika