Shtëpia e Ferdonije Qerkezit pritet të digjitalizohet

Nga 27 marsi i vitit 1999, Ferdonije Qerkezi jeton me kujtimet e bashkëshortit dhe katër djemve të saj që iu zhdukën gjatë luftës, në atë që njihet si “Shtëpia e Durimit”. Me vetiniciativë, kujdestarja e saj dhe Qendra e Inovacionit në Kosovë do të nisin digjitalizimin e shtëpisë. Nëna Ferdonije shprehet e lumtur për faktin se ajo do të jetë me vizitorët edhe kur do ta ketë të pamundur prezencën fizike

“Gjithë m’kujtohet kur vishin mas gjysmës së natës e më thirrshin që erdhen. Zëri i tyre gjithmonë më rri në vesh si kujtimi më i madhi që kam.”

Me kujtimet për bijtë dhe bashkëshortin e zhdukur në luftë, pavarësisht të lumtura apo të hidhura qofshin ato, i ka përcjellë çdo herë vizitorët.

E pas disa muajsh, zëri i Ferdonije Qerkezit do t’i shoqërojë mysafirët në çdo kënd të shtëpisë edhe kur ajo do ta ketë të pamundur të jetë fizikisht aty.

Kjo pasi “Shtëpia e Durimit”, siç njihet ndryshe, do të nisë procesin e digjitalizimit nga shtatori i këtij viti me iniciativë të kujdestares së saj dhe një miku.

“E kemi përmend. Eli e ka përmend po kur ramë në kontakt me Shpendin, ramë dakord të bëhet digjitalizimi i shpisë. Unë përherë nuk kam me jetu, kështu le t’mbetet zani jem. Do duhej të bëhej më herët po kurrë vonë nuk është,” u shpreh familjarja e të zhdukurve, Ferdonije Qerkezi.

E për shtëpinë që bart në vete historinë e vendit, Shpend Lipa nga Qendra Inovative e Kosovë thotë se ideja lindi nga nevoja për dokumentim.

“Kur e kam dëgju tregimin e nënës Ferdonije kam thënë që kjo duhet me u dokumentu herët ose vonë për shkak se ne njerëz jemi, ndodhë që një ditë s’jemi më por tregimet s’bën me u harru. Edhe sivjet, bashkë me Elhamen vendosëm me nisë me i inqizu tregimet e nënës Ferdonije se na e dimë tregimin por ajo e dinë më së miri,” tha Lila.

Se çka konkretisht përfshin digjitalizimi i shtëpisë, tregon vet Lila.

“Tash me digjitalizim, nuk ka me qenë veç pjesa e tregimit, pjesa e inçizimit të zërës. Kemi me mendu me qenë një pamje 360 shkallë e shtëpisë me mundësi me qenë fizikisht, nëse jeton në Amerikë me pas mundësinë që me hy brenda në shtëpi e me dëgju tregimin, qoftë në gjuhën shqipe ose angleze. Për ata që shkojnë fizikisht, me pas  një QR kode ku mundesh me pa tregimin me kufje prej nënës Ferdonije, edhe nëse ajo s’është në shtëpi,” shtoi ai.

Nga 27 marsi i vitit 1999, Ferdonije Qerkezi jeton me kujtimet e bashkëshortit dhe katër djemve të saj, të marrë nga forcat serbe mu në këtë shtëpi.

Sot e kësaj dite, Ferdonija nuk e di ende asgjë për fatin e bashkëshortit dhe dy prej djemve të saj, të cilët figurojnë në listën e të personave të zhdukur.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika