Shtëpitë në Mirëditë të Shqipërisë janë të rrezikuara nga flakët gjigante

Sipas Qendrës  Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile të Shqipërisë në 24 orë  e fundit në zonën e Bukmirse në Mirditë janë angazhuar 327 forca Operacionale, të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, Forca të Armatosura, forca bashkiake, forca policore, punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura, shërbimi pyjor, forca vullnetare dhe janë angazhuar 25 mjete zjarrfikëse

ilustrimi

Shqipëria është duke u përballur dhe zjarret të cilat e kanë përfeshirë vendin dhe të dielën shtatë gushtit.

Për tu përballur me zjarrin që ka përfeshirë zonën e Bukmirse në Mirditë, “janë angazhuar 327 forca Operacionale, të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, Forca të Armatosura, forca bashkiake, forca policore, punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura, shërbimi pyjor, forca vullnetare dhe janë angazhuar 25 mjete zjarrfikëse” , raporton tvklan.

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në 24 orët e fundit janë aktivizuar 23 vatra zjarri, 19 prej tyre janë shuar, por janë ende aktive disa vatra në Klos, në fshatin Shetaj të Durrësit, në mal të Bardh të Kurbinit dhe në Bashkinë Shkodër, në vendin e quajtur Bjeshka e Bregut.

Flakët e zjarrit janë shtrirë në një sipërfaqe të konsiderueshme duke vënë në rrezik disa banesa dhe shumë vreshta rrushi, ne zonë.

Për shuarjen e flakëve në zona të ndryshme kanë ndihmuar dhe vetë banorët.

Shija e redaktorit

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Presidentja Osmani takon presidentin e Sirisë, bisedojnë për hapjen e...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalyas në Turqi është takuar edhe me presidentin e ri të Sirisë, Assad...

Presidentja Osmani udhëton për në Turqi me ftesë të Erdoganit,...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me ftesë të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka udhëtuar të merr pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë. Në një...

Të fundit nga rubrika