Shtërpcë – Pagoi rrymën me 500 monedha me nga 2 euro false, rasti nën hetime

Një zyrtare e KEDS-it ka informuar se një klient ka kryer pagesë për shpenzimin e energjisë elektrike, ku gjatë numërimit kanë dalë 500 monedha nga 2 euro të falsifikuara

Foto e postuar nga Policia e Kosoves

Të enjten e 30 nëntorit, një zyrtare e KEDS-it ka informuar se një klient ka kryer pagesë për shpenzimin e energjisë elektrike, ku gjatë numërimit kanë dalë 500 monedha nga 2 euro të falsifikuara.

Policia ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur në Shtërpcë.

Në raportin e policisë bëhet e ditur se monedhat janë konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar.

Shtërpcë 30.11.2023 – 13:50. Ankuesja femër mashkull kosovare zyrtare e KEDS-it ka informuar se një klient mashkull kosovar ka kryer pagesë ku gjatë numërimit kanë dal 500 monedha nga 2€ të falsifikuara. Monedhat janë konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Kujtojmë se 2 eurot false tashmë kanë arritur të shkaktojnë probleme te qytetarët, por njëkohësisht edhe te bizneset e ndryshme.

Këto monedha nuk po i pranojnë të dyja palët.

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika