Shtetasi rus qëllon komandantin ushtarak për të mobilizuarit e luftës

Një shtetas rus, të hënën e 26 shtatorit ka shkaktuar një incident në Irkutsk të Siberisë, duke i shqetësuar kështu qytetarët vendor dhe duke e shtyrë vendin të përforcojë ligjin për bartjen e armëve





Një shtetas rus i quajtur Ruslan Zinin është bërë dëshmitar i një incidenti të rëndë të ndodhur në Irkutsk të Siberisë.

Ai të hënën e 26 shtatorit ka qëlluar dhe plagosur një komandant ushtarak në një qendër regjistrimi për të mobilizuarit e luftës, ka shkruar Washington Post.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin Ust- Ilimsk, që sipas orës lokale të vendit të shtënat kanë ndodhur gjatë pasditës.

Kujtojmë se, komandanti ushtarak ishte kreu i komitetit lokal të draftit ushtarak.

Videoja e personit duke përhapur zjarrin u bë virale në rrjete sociale.

Sulmin personi pretendohet se e kishte bërë, pasi ishte i shqetësuar që shoku i tij i ngushtë ishte thirrur për detyrë edhe pse nuk ka pasur asnjë shërbim paraprak ushtarak.

Për këtë incident të shkaktuar, Zinin u arrestua.
Guvernatori rajonal i Irkutsk, Igor Kobzev ka shkruar në bllogun e tij se Zinin do të arrestohet dhe ndëshkohet.
“Nuk mund ta mbështjell kokën me atë që ndodhi dhe më vjen turp që kjo po ndodh në një kohë kur, përkundrazi, duhet të jemi të bashkuar”, ka thënë ai.

Ndërkaq, siç transmeton Washington Post, nëna e Zinin, Marina Zinin, ka thënë se djali i saj ishte i shqetësuar pasi shoku i tij më i mirë mori thirrjen pavarësisht se nuk kishte shërbyer kurrë në ushtri.

“Ata thanë se do të kishte mobilizim të pjesshëm, por rezulton se i marrin të gjithë”, citohet të ketë thënë ajo.

Shtojmë se ky incident, ka shqetësuar qytetarët e vendit dhe ka bllokuar rrugët e qytetit.





Shija e redaktorit

“Dukagjini Resort” te Rana e Hedhur, në fillim të rrugës...

"Dukagjini Resort" është një projekt i jashtëzakonshëm arkitekturor te Rana e Hedhur, në kilometrat e parë të rrugës së re Shëngjin-Velipojë. Resorti, puna për ndërtimin...

Distria Krasniqi shpallet për herë të tretë kampione e Evropës...

Distria Krasniqi ka shkëlqyer sërish në arenën ndërkombëtare të xhudos, duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Podgoricë të...

Kongresi Amerikan paraqet rezolutë kundër krimeve të dhunës seksuale në...

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), njofton se Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve...

Të fundit nga rubrika