Shtetasit nga Shqipëria i sekuestrohen dokumentet pasi tentoi t’i jepte ryshfet policit në Vërmicë

Policia e Koosvës ka njoftuar se ka arrestuar të dyshuarin, shtetasin nga Shqipëria, pasi tentoi t'i jepte ryshfet policit në pikën kufitare në Vërmicë

Pika kufitare në Vërmicë





Të martën e 13 dhjetorit, Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndodhur një rast i dhënies së ryshfetit në pikën kufitare në Vërmicë.

Policia e Kosovës njofton se i dyshuari mashkull ishte shtetas i Shqipërisë.

Tutje njoftohet se në vendkalimin kufitar, në dokumentet e kamionit me të cilin kishte qenë duke udhëtuar kishte vendosur para dhe ia kishte dhënë zyrtarit policor në kabinën e kontrollit për procedura të kalimit kufitar.

Mes tjerash njoftohet se lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe me urdhrin e tij të dyshuarit i është sekuestruar dokumenti personal dhe pas procedurave është liruar.





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika