Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka humbur jetën një shtetase e Argjentinës, pasi dyshohet të ketë rënë nga një lartësi e objektit në Fushë-Kosovë.
Në raportin 24-orësh të policisë, ky rast është iniciuar si “Vrasje”, ku si i dyshuar është cilësuar personi me të cilin ka qenë duke qëndruar së bashku, shtetas zviceran i cili është arrestuar nga policia.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rasti vazhdon të jetë nën hetim.
“Nga QKUK-ja është raportuar se ka ndërruar jeta viktima femër shtetase e Argjentinës si pasojë e lëndimeve të marra, që dyshohet se ka rënë nga një lartësi e objektit ku ka qenë duke qëndruar së bashku me te dyshuarin mashkull shtetas Zvicran. Me vendim të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje. Rasti ne procedure hetimore”, thuhet në raportin 24-orësh.