Shtetet baltike arrijnë marrëveshje për ta kufizuar ashpër hyrjen e qytetarëve rusë

Në mbledhje e mbajtur së fundi të BE-së, Estonia, Letonia dhe Lituania kanë rënë dakord t'ua kufizojnë hyrjen qytetarëve rusë për shkak të pushtimit të Ukrainës. Masa ndëshkuese e rënë dakord në një takim të ministrave të jashtëm pritet të hyjë në fuqi në javët e ardhshme

Ilustrim

Estonia, Letonia dhe Lituania kanë vendosur t’ua kufizojnë hyrjen qytetarëve rusë për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Masa ndëshkuese e rënë dakord në një takim të ministrave të jashtëm nordikë dhe balltikë, pritet të hyjë në fuqi në javët e ardhshme.

“Vendimet kombëtare janë efektive kur koordinohen dhe harmonizohen. Me fjalë të tjera,  ne zbatojmë të njëjtat rregulla në të gjitha shtetet. Në mënyrë që një person që ka tentuar të hyjë në një vend dhe ka marrë një reagim negativ, një refuzim, nuk do të mund të udhëtojë dyqind kilometra në veri ose në jug dhe të kalojë kufirin me sukses”, ka thënë ministri i jashtëm i Lituanisë, Gabrielius Landsbergis.

Në mbledhjen e mbajtur së fundi të BE-së për të njëjtën çështje, vendet anëtare ranë dakord të pezullonin një marrëveshje të gjatë të vizave me Rusinë, por nuk arritën një ndalim të drejtpërdrejtë të hyrjes, raporton euronews.

“Unë mendoj se është një provokim të shohësh turistë rusë, për shembull, në plazhet e Evropës ose në kafenetë e kryeqyteteve evropiane, kur ata bombardojnë qytetet ukrainase dhe vrasin civilë dhe kryejnë krime lufte,” ka theksuar Jeppe Kofod.

Qëkur Rusia ka pushtuar Ukrainën në fund të shkurtit, rreth një milion qytetarë rusë kanë hyrë legalisht në BE, sipas agjencisë kufitare të bllokut Frontex.

Shumica e kanë bërë këtë nëpërmjet Finlandës ose Estonisë. Rusët, të cilët posedojnë vizë Shengen, ata janë të lirë të lëvizin në 26 vende të tjera, duke përfshirë joanëtare të BE-së.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika