Shteti dështon në risocializimin e të miturve që përfshihen në vepra penale

Vrasja e fundit në Podujevë ka kthyer në diskutim Kodin e Drejtësisë për të mitur, me anë të të cilit trajtohen rastet nga organet e drejtësisë. Derisa, dënimi më i lartë sipas këtij kodi është 10 vjet për vrasjet e kryera në mënyrë mizore, avokatët e juristët thonë se shteti po dështon në risocializimin e të miturve që jo rrallëherë përfshihen në vepra të ndryshme penale

9 vjet e 6 muaj burgim është dënimi më i lartë që i është shqiptuar një të mituri, i cili u shpall fajtor për vrasje të rëndë.

G.H. u dënua nga Themelorja në Prishtinë më 2018, për vrasjen e Aulon Zekës.

Një vrasje tjetër nga një i mitur ndodhi edhe më 2022 në Prishtinë, ku një 14-vjeçar ishte therur për vdekje, rrugës duke shkuar në shkollë.

Të miturit ishin përfshirë edhe me një rast të rënd që ndodhi para një viti e gjysmë. Në dhunimin 11-vjeçares. Edhe në këtë rast dënimi më i lartë i shqiptuar ishte ndaj njërit prej tyre, ku u dënua me 9 vite burgim.

Sipas Prokurorisë Themelore në Prishtinë, rastet kur të miturit përfshihen në vepra të rënda penale janë shtuar viteve të fundit.

“Është mjaft shqetësuese dukuria e rritjes së rasteve ku të miturit janë duke rënë ndesh me ligjin, pra prokuroria në vitet e fundit ka pasur një rritje të rasteve, ku të miturit janë kryerës të veprave penale, dhe atë më shumë të veprave penale kundër jetës dhe trupit, kundër pasurisë dhe abuzimit me substanca narkotike, konsiderojmë që është një fenomen apo problematikë shoqërore, duke pas parasysh që në trajtimin e këtyre rasteve e kemi një zinxhir institucionesh që duhet të merren me trajtimin e këtyre rasteve”, tha Laureta Ulaj – zëdhënëse e Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Sipas Kodit të Drejtësisë për të mitur, dënimi më i lartë për të miturit është 10 vjet, derisa para kësaj janë të parapara masa kryesisht edukative.

Por, siç duket, institucionet përgjegjëse nuk po arrijnë t’i përmbushin edhe qëllimet që janë të parapara në këtë kod.

“Qëllimi i Kodit për drejtësi të mitur nuk është që të miturin t’i shkaktojë një hakmarrje shoqërore, njëjtë siç është njëra ndër qëllimet për madhorët, por është ekskluzivisht për rehabilitimin, risocializimin dhe edukimin e të miturit, që i njëjti të kthehet në shoqëri si i përmirësuar, nëse shtrohet pyetja nëse shteti po arrin një gjë të tillë, unë besoj që shteti po dështon”, tha Yll Zekaj – avokat.

“A është ky dënim i ulët, nuk mund të themi me këtë formë, sepse kemi të bëjmë me të mitur, sepse kemi të bëjmë me një kod të drejtësisë për të mitur, kjo është edhe ato deklaratat e shumta që janë shqetësuese sa i përket komunitetit të juristëve që po i bëjnë vazhdimisht, dhe kjo tregon se sa po njihet drejtësia për te miturit”, tha Eranda Zekaj – hulumtuese në IKD.

Megjithatë, për avokatin Florim Shefqeti, ky dënim është i ulët, duke pasur parasysh shtimin e rasteve të tilla.

“Duke pasur parasysh trendin apo statistikat që duhet të analizohesh ne konsiderojmë se këto dënime janë të vogla, respektivisht mundësia e dënimit, sepse në secilin rast maksimumi i dënimit është 10 vite, ne s’po themi kur dhe ku duhet të shqiptohet, por thjesht konsiderojmë se përcaktueshmëria e lartësisë së dënimit duhet të ishte më e lartë dhe gjykatat duhet të vendosnin në çdo rast”, tha Florim Shefqeti – avokat.

Në lidhje me rastet kur të përfshirë janë të miturit nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, kanë thënë se janë duke i përpunuar raportet dhe se tek në muajin e ardhshëm mund të jenë të gati.

Ndërkohë, sipas raportit të këtij këshilli, që ka të bëjë me 9-mujorin e vitit 2023, janë pranuar 669 raste penale, ku kanë qenë të përfshirë të miturit.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika