Shtimi i ushtarëve të KFOR-it në Kosovë, flet ish-diplomati

Ish-diplomati, Blerim Canaj, ka thënë se ekziston rreziku që në vend të ketë sulme terroriste si ai i 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, por, sipas tij, nuk mund të ketë luftë klasike

Ish-diplomati, Blerim Canaj

Blerim Canaj, ish-diplomat, në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini, ka thënë se Serbia nuk do të dëshirojë që të bjerë në situatën kur ishte e udhëhequr nga Millosheviqi.

“Jam shumë i sigurt që Serbia nuk do të dëshirojë që të bie në situatën kur ishte e udhëhequr nga Millosheviqi. Vuçiqi e di se do t’i kushtojë ajo. Mirëpo mund të ketë këso eskalime të vogla përmes grupimeve sikur që ndodhën në Banjskë, por luftë në kuptimin klasik nuk e besoj”, ka thënë Cana.

Ai ka thënë se për një situatë të tillë më e rrezikuar mund të ishte Republika Srpska në Bosnjë sesa Kosova. “Eventualisht ekziston rreziku që të kemi sulme si të Banjskës, diçka të tillë”, ka thënë Canaj.

Ai është shprehur se në këto rrethana sheh rrezikun e ataqeve terroriste.

“E shoh rrezikun e ataqeve terroriste që ka qenë rasti Banjskë, sepse Banjska nuk mund të shihet si luftë, por si akt terrorist…Duhet të jemi të kujdesshëm, por të një lufte klasike në këto rrethana, absolutisht jo”, është shprehur ish-diplomati.

I ftuar në studio ishte dhe profesori Nexhmedin Spahiu, i cili ka thënë se qytetarët e Kosovës duhet të kenë parasysh përgatitjet e Serbisë “për luftë”.

Profesori, Nexhmedin Spahiu

Ai ka thënë se marrëveshjet që nuk zbatohen janë kot.

“Marrëveshjet pa u zbatuar nuk quhen marrëveshje, janë kot…Edhe fakti që tashmë jemi ardhur tek propozimi i draft-statuti i Asociacionit, plani franko-gjerman është gati, do të thotë se marrëveshja tashmë është në tavolinë, problemi është vetëm të zbatohet. Por, a do të zbatohet apo jo, kjo mbetet për t’u parë. Ajo që më pengon jashtëzakonisht shumë është që kryeministri i Kosovës harxhon energji në atë që marrëveshja të nënshkruhet, në vend që energjitë t’i shtyejë në zbatimin e marrëveshjes. Zbatimi i marrëveshjes do të duhej të ishte i njëkohshëm dhe jo veresi”, ka thënë Spahiu.

Sipas tij, i njëkohshëm do të thotë themelimi i Asociacionit në momentin kur ngrihet flamuri i Kosovës në Beograd.

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika