Shtiren si policë, i vjedhin rreth 50 mijë euro shtetasit turk

Në autostradën “Ibrahim Rugova” një shtetas turk është ndaluar nga dy persona, dhe i janë marrë rreth 50 mijë euro nga dy persona të paidentifikuar, të cilët po dyshohet që janë shtirur si zyrtarë policorë

Një  shtetas turk ka rënë pre e një grabitje në autostradën ”Ibrahim Rugova” në zonën e Malishevës. Atë e kanë ndaluar dy persona të shtirur si policë e i kanë vjedhur rreth 50 mijë euro në veturën e tij. Personat që kanë kryer këtë krim mbesin akoma të paidentifikuar.

Një shtetas turk që punon në Kosovë, ditën e mërkurë, u përball me diçka të çuditshme.

Si kjo patrullë normale e policisë, atij, në po të njëjtën autostradë, i dolën dy persona të shtirur si zyrtarë policorë.

Ai iu bind ”urdhërave” të hajdutëve, dhe u ndal në këtë vend, në autostradën Ibrahim Rugova, derisa po bënte rrugë për në Shqipëri.

Ngjarja ndodhi rreth orës 18:00 të së mërkurës, ndërsa edhe dëmi që iu bë shtetasi turk ishte goxha i madh.

Në autostradën ”Ibrahim Rugova” një shtetas turk është ndaluar nga dy persona, dhe i janë marrë rreth 50 mijë euro nga dy persona të paidentifikuar, të cilët po dyshohet që janë shtirur si zyrtarë policorë.”

Përveç kësaj shume të majme të parave, I.Y-së iu grabitën edhe një telefon i tipit ”Iphone” dhe libreza e veturës.

Pas kësaj ngjarje, viktima i ishte drejtuar stacionit më të afërt policor, atij të Malishevës.

E Policia e Kosovës ka dhënë më shumë detaje për televizionin nga deklarata e tij.

”Viktima deklaron se tek të dyshuarit kishte vërejtur se mbanin armë në brezë, por që nuk i kishin nxierrë nga brezi. Pas kryerjes së grabitjes të dyshuarit me veturën e tyre janë larguar në drejtim të Prizrenit”, thuhet në raportin e Policisë.

Viktima, në këtë rast, është drejtor i poliklinikës “VatanMed” në Prishtinë.

Televizioni RTV Dukagjini ka vizituar poliklinikën në fjalë dhe aty nuk ka qenë i viktima e këtij rasti. Sipas kolegëve të tij, nuk kanë pasur kontakt me të për shkak se të njëjtit i është vjedhur telefoni.

Policia, ndër të tjerash, ka thënë se rasti vazhdon të jetë nën hetime.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika