Policia e Kosovës të premten ka arrestuar një person dhe ka sekuestruar armë e municion në fshatin Billush të Prizrenit.
Siç thuhet në njoftimin e policisë, i dyshuari L.S. ishte arrestuar pasi kishte shtënë me armë zjarri në një aheng familjar.
Sipas policisë, i dyshuari kishte në aheng një armë të markës “Beretta APX” , dy karikatorë, 21 fishekë kalibër 9X19 dhe 19 fishekë kalibër i panjohur.
Pas kontrollit në veturën e tij është gjetur edhe një çantë me: 124 fishekë kalibër i panjohur, 174 fishekë të ndryshëm të kalibrit dhe llojit të panjohur dhe 1 karikator i armës së gjatë AK47 i zbrazët.
Gjithashtu, janë gjetur edhe 5 gëzhoja ku dyshohet se i dyshuari kishte shtënë me armën e tij.
Ndërsa, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.