Shtohen në FSK nënoficerë të certifikuar sipas standardeve të NATO-s

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se janë shtuar radhët e forcave të FSK-së me nënoficerë të certifikuar sipas standardeve më të larta të forcave të vendeve të NATO-s

Nënoficerët e certifikuar të FSK-së





Të martën e 13 dhjetorit, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se janë shtuar radhët e forcave të FSK-së me nënoficerë të certifikuar sipas standardeve më të larta të forcave të vendeve të NATO-s.

“Shtohen radhët e forcave tona me nënoficerë të certifikuar sipas standardeve më të larta të forcave të vendeve të NATO-s”, ka shkruar ministri Mehaj.

Foto e postuar në llogarinë e ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj

Tutje, ministri Mehaj ka shprehur mirënjohje për Qendrën e Arsimimit Profesional të Nënoficerëve të Akademisë së Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Të hënën e 12 dhjetorit, ministri Mehaj ka njoftuar se ishte pjesëmarrës në forumin e nënoficerëve të organizuar nga Forca e Sigurisë së Kosovës, duke shtuar se qëllimi i këtij forumi ishte nxjerrja e konkluzioneve që do të ndikojë në përmirësimin e aspektit organizativ dhe operacional të FSK-së.

Mehaj merr pjesë në forumin e nënoficerëve të FSK-së





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika