Shtohen vizitat e ndërkombëtarëve në Kosovë

ShBA-ja ka ndryshuar pozicion sa i përket marrëveshjes finale Kosovë-Serbi. Nga njohja reciproke ShBA thotë se njohja mund të vjen pas marrëveshjes. Ndërsa, në zyrën e kryeministrit pritet që të vijnë emisari amerikan Escobar, ai i BE-së Lajçak dhe dy këshilltarët gjerman dhe francez

Foto ilustruese

Marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë, pritet që gjatë këtij viti të shkojnë drejt një epilogu.

Madje është folur shumë se marsi i 2023-së është periudhë kohore kur palët që janë në telashe të mëdha mes vete, mund të arrijnë një ujdi, e gjithmonë është përmendur njohja reciproke në qendër.

Por, dilema ka ngritur shumë një deklaratë e ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeffry Hovenier.

Ai ka thënë se në këtë kohë nuk mund të pritet njohje nga Serbia.

E kjo deklaratë sipas Visar Ymerit ka ardhur si pasojë e politikës të cilën po e zhvillon qeveria me në krye Albin Kurtin.

Visar Ymeri, analist në Debat Plus

Ndërkaq, vizita të shumta në Kosovë janë planifikuar gjatë muajit janar.

Emisarët e shteteve të BE-së por edhe ai amerikan, planifikohet që të vijnë në Kosovë gjatë kësaj kohe, kur edhe planifikohet të ketë takim mes Kurtit dhe Vuçiqit në Bruksel.

Ndërsa, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka bërë të ditur se pritet që Kosova të vizitohet nga emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe nga emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar gjatë janarit, në shoqërinë e të dërguarve të BE-së.

“Gjatë janarit të vijnë në Prishtinë emisari evropian Lajcak, ai amerikan Escobar, francez Beaune dhe ai gjerman Plettner, drejt një takimi të radhës të nivelit të lartë në Bruksel, për dialog për marrëveshje atje që bën normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me njohjen reciproke në qendër”, ka thënë Kryeziu.

Përparim Kryeziu, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës i ftuar në emisionin “Five”

Propozimet që mund të sjellin këta emisar sipas njohësve politik duhet të merren seriozisht nga Qeveria e Kosovës.

“Kosova duhet me marrë pjesë aktivisht në dialog dhe çfarëdo propozimi që vie nga komuniteti ndërkombëtar, duhet ta analizojë me seriozitetin më të madh edhe të ketë parasysh që zhvillimet gjeopolitike po e determinojnë edhe prezencën ndërkombëtare në Ballkanin Perëndimor, e po ashtu edhe prezencën ruse, dhe është me rëndësi që Kosova së bashku me SHBA e Bashkimin Evropian të jenë të kyçur aktivisht që ta ndalojnë daljen edhe më të madhe të Rusisë në Ballkanin Perëndimor, e që ta parandalojnë po ashtu eksportimin e mundshëm të ndonjë konflikti nga Ukraina në Ballkanin Perëndimor”, ka deklaruar analisti, Gazmir Raci.

Gjatë tërë vitit 2022 Kryeministri Kurti dhe Presidenti Aleksandar Vuciq janë takuar vetëm 3 herë, njëri nga takimet ishte organizuar në Berlin.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika