Shtohet numri i oficerëve shtaborë të FSK-së të diplomuar në qendrat akademike të vendeve partnere

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se është shtuar numri i oficerëve shtaborë të Forcave të Sigurisë së Kosovës, të cilët kanë diplomuar në qendrat akademike të vendeve partnere

Oficerët shtabor të FSK-së

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se këtë të premte është shtuar numri i oficerëve shtaborë të Forcave të Sigurisë së Kosovës, të cilët kanë diplomuar në qendrat akademike të vendeve partnere.

Tutje, Mehaj ka bërë të ditur emrat e tre oficerëve të FSK-së, të cilët kanë diplomuar në kuadër të bashkëpunimit bilateral në fushën e arsimimit me Ministrinë e Mbrojtjes së Turqisë.

“Në kuadër të bashkëpunimit bilateral në fushën e arsimimit me Ministrinë e Mbrojtjes së Turqisë, në Universitetin e Mbrojtjes Kombëtare në Kursin për Oficer Shtabor në Stamboll, diplomuan me sukses të lartë oficerët tanë: kapiten Afrim Zabeli, kapiten Egzon Syla dhe kapiten Ruzhdi Ali”, ka shkruar Mehaj në llogarinë e tij në Facebook.

Sipas Mehajt, shtimi i numrit të oficerëve të diplomuar paraqet një sukses.

“Me këtë sukses shtohet numri i oficerëve shtaborë të FSK-së me aftësi akademike dhe profesionale në fushën e menaxhimit të operacioneve në nivel operativ dhe taktik, procesin e vendimmarrjes dhe analizës ushtarake, parimet dhe procedurat e planifikimit të trajnimit operacional, menaxhimin dhe lidershipin etj”, ka thënë Mehaj, teksa ka shtuar se oficerët e kanë përfaqësuar denjësisht vendin dhe ushtrinë e Kosovës.

“Oficerët tanë përfaqësuan denjësisht vendin dhe ushtrinë tonë në mesin e 43 oficerëve nga shtatë vende dhe forcave të tjera”, ka shtuar ai.

Ndër të tjera, Mehaj ka përgëzuar oficerët e FSK-së për suksesin dhe Ministrinë dhe forcat turke për mbështetjen karshi oficerëve të FSK-së.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika