Shtrenjtohet rryma për të gjitha kategoritë, ZRrE nuk përfill edhe kërkesën e KEK-ut

Bordi i ZRrE-së, në mbledhjen e mbajtur të enjten, ka miratuar tarifat e reja për KESCO-n, në të cilën është vendosur që të Hyrat e Lejuara Maksimale për vitin 2023 të jenë rreth 400 milionë euro

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) (Ilustrim)

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) në Kosovë ka bërë të ditur se tarifat e reja për energji elektrike pritet të jenë më të larta nga 1 prilli për rreth 15 për qind.

Bordi i ZRrE-së, në mbledhjen e mbajtur të enjten, ka miratuar tarifat e reja për KESCO-n, në të cilën është vendosur që të Hyrat e Lejuara Maksimale për vitin 2023 të jenë rreth 400 milionë euro.

Ndërsa, ZRrE në mbledhjen e sotme nuk ka aprovuar edhe kërkesën e KEK-ut që të rritet çmimi i megavatit të energjisë që kjo korporatë ia shet KEDS-it dhe KOSTT-it nga 29.5 në 32.5 euro.

Kryesuesi i bordit të ZRrE-së, Ymer Fezullahu theksoi pas mbledhjes se çmimi i importit është shumë i lartë, derisa theksoi se vitin e kaluar çmimi i importit që është parashikuar nga ZRrE është tejkaluar çmimi i realizuar nga ana e OSsH-së dhe OST-së dhe nga ana e KESCO-s.

Në bazë të kësaj, ai tha se energjia elektrike, duke filluar nga 1 prilli, pritet të shtrenjtohet përreth 15 për qind, mirëpo vendimi bëhet i plotfuqishëm në mbledhjen e radhës së ZRrE-së.

Ai po ashtu tha se nevoja për të hyra shtesë në raport me tarifat ekzistuese janë rreth 50 milionë euro.

Në rritjen e tarifave prej 15 për qind, do të përfshihen të gjitha kategoritë e konsumatorëve, përfshirë bizneset dhe konsumatorët nën pragun 800 kWh.

“Pragu prej 800 kWh është i njëjtë, nuk ka ndryshim sa i përket bllok tarifës, kjo do të jetë e njëjtë, edhe çmimet do të rriten në mënyrë lineare për të gjitha kategoritë e konsumatorëve, duke përfshirë edhe bllok tarifën nën 800 KW, por në të njëjtën kohë edhe për rata konsumatorë mbi 800 kWh rritja do të jetë e njëjtë për të gjitha kategoritë”, shtoi Fejzullahu.

Fejzullahu ka theksuar se kërkesa e KEK-ut për rritjen e çmimit të energjisë nuk është marrë parasysh, sepse sipas tij është përgjigje që KEK-u duhet të negociojë në harmoni me legjislacionin dhe kontratën e re në mes të licensuarve./KP

Shija e redaktorit

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Të fundit nga rubrika