“Raporti me perëndimin është “thembra e Akilit” e kësaj Qeverie” – Shtufi kritikon Kurtin e lavdëron LDK-në dhe PDK-në

Pal Shtufi, historian dhe publicist, kritikoi Qeverinë e kryeministrit Albin Kurti, duke e quajtur raportin me Perëndimin si "thembra e Akilit" të saj. Ai theksoi se Kosova po përjeton krizën më të thellë në marrëdhëniet me aleatët perëndimorë që nga shpallja e pavarësisë dhe se lëshimet e Kurtit janë të pa dinjitetshme.

Historiani dhe publicisti Pal Shtufi ka kritikuar Qeverinë e kryeministrit Albin Kurti, duke theksuar se marrëdhëniet me Perëndimin janë “thembra e Akilit” e kësaj qeverie.

Shtufi ka shprehur shqetësimin se, që prej shpalljes së pavarësisë, Kosova nuk ka përjetuar një krizë më të thellë në raportet me aleatët perëndimorë.

Shtufi ka theksuar se këto lëshime përfaqësojnë koncesione të bëra nga Qeveria, të cilat nuk sjellin asnjë përfitim të dukshëm, por vetëm tregojnë një politikë të vjetër dhe të dështuar.

“Ana tjetër, thembra e Akilit e kësaj Qeverie është raporti me perëndimin. Prej se ekzistojmë si shtet i pavarur, kurrë krizë më të thellë, ftohje të marrëdhënieve dhe nuk ka se ku shkon, veçse në shkëputje me perëndimin. Po shihet që kryeministri është duke bërë lëshime kur nuk ka çare, por është e pa dinjitetshme, po flas me mendësinë perëndimore, është shumë e pa dinjitetshme kur ti lëshon pe kur s’ke kah shkon.

Këto janë koncesione, me lëshu pe se s’ke ku shkon. Për të marrë diçka tjetër. Është politik e vjetër. Politikën më të mirë e kanë bërë qeveritë e mëhershme, që i kemi pasur, duke përfshirë, LDK-në dhe PDK-në. Të cilat në raport me perëndimin, me aleatët, kanë qenë të shkëlqyera”, ka thënë Shtufi në FIVE të Dukagjinit.

Më tej, Shtufi theksoi nevojën për të krijuar lidhje jo vetëm në nivel shtetëror, por edhe lidhje personale me ata që kanë kontribuar në formimin e shtetit të Kosovës.

“Një Qeveria që nuk e ka një dashamirësi private me dikë në Amerikë, ose në Angli, gjermani, unë për vete e quaj atë qeveri të dështuar. Ne duhet të kemi lidhje edhe private e lerë më shtetërore me ata që na kanë bërë shtet…”.

Ai i konsideron veprimet e Kurtit në raport me ndërkombëtarët si tipike komuniste, duke theksuar se veprimet e Qeverisë janë në kundërshtim me fjalët që shprehen.

“Është tipike komuniste, them diçka tjetër, veproj diçka tjetër. Në realitet nuk ka ndodhur ajo. Se po të ndodhte, për katër vite ky do ta takonte dikë të rëndësishëm në Shtëpinë e Bardhë. Do të pritej, siç pritet dikush, siç ishte rasti me Ramush Haradinaj. Është një gjë që, unë s’kam më përkrahë asnjë parti politike. E di që LDK-ja është më e mirë nëse vije në pushtet. Është mesi i artë me të metat që i ka. Por mesi i artë është. Aq më mirë nëse bën një koalicion të shëndoshë. Por nuk do të përkrah politike, jam i zhgënjyer me të gjithë pothuajse”, ka shtuar Shtufi.

Shija e redaktorit

KQZ-ja bëhet anëtare e Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës është zgjedhur anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave Zgjedhore Botërore (A-WEB) gjatë Asamblesë së Përgjithshme të...

“Forumi i Gjykatave Kushtetuese të Ballkanit”, Osmani: Kosova ka dhënë...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është shprehur se Kosova mbetet një vend i angazhuar ndaj parimeve themelore të demokracisë, sundimit të ligjit dhe respektimit...

Ish-presidenti ​Moisiu: Bashkëpunimi mes ushtrisë së Shqipërisë dhe Kosovës, është...

Shqipëria dhe Kosova duhet të kenë një strategji të përbashkët të mbrojtjes, thotë ish-presidenti shqiptar, Alfred Moisiu. Moisiu thekson se dy vendet duhet të kenë...

Të fundit nga rubrika