Shtufi: Kurti është zhgënjyesi më i madh i votuesve të tij, populli duhet të vetëdijesohet

Publicisti Pal Shtufi ka kritikuar qeverisjen e Lëvizjes Vetëvendosje, duke e cilësuar Albin Kurtin si zhgënjimin më të madh të votuesve të tij.

Publicisti Pal Shtufi ka kritikuar qeverisjen e Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministrit Albin Kurti, duke e cilësuar këtë mandat si një periudhë të humbur për Kosovën, veçanërisht në politikat e jashtme dhe raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Shtufi ka kritikuar mungesën e rezultateve të prekshme gjatë këtij mandati dhe ka vënë theksin te nevoja për vetëdijesim të qytetarëve për të bërë pyetje konkrete për arsyet e ardhjes në pushtet dhe për realizimin e premtimeve.

“Flas nëse këta njerëz kane me filluar me shtru pyetje konkrete çka është bë, për çka ki ardhur në pushtet, katër vjet në pushtet. Për mi ngri marrëdhëniet me Amerikën pa qeveri hiq e bëjmë atë punë. Veç e shajmë edhe i çojmë do grushte përpjesë si në kohën e komunizmit, shaj imperializmi amerikan edhe në rregull jemi.

Ama nëse shtrohet pyetja (çka është bërë për 4 vjet?), unë qysh e njoh këtë popull unë mendoj që është vetëdijesuar. Mendoj që kësaj radhe duhet me shtru këtë pyetje, sepse Albini është zhgënjyesi i madh i votuesve të tij”, ka thënë Shtufi.

Komentet e Shtufit vijnë në kohën kur Lëvizja Vetëvendosje ka prezantuar pritjet për zgjedhjet e ardhshme të 9 shkurtit.

Sipas një serie postimesh nga ministra, deputetë dhe zyrtarë të partisë, VV-ja synon të arrijë 500 mijë vota në këto zgjedhje.

Megjithatë, Shtufi shprehet skeptik për këtë objektiv, duke përmendur humbjen e besimit te qytetarët.

“Edhe këta duhet me i lyp 500 mijë edhe kështu shkon kjo punë. Dëshirat nuk ndalen. Shenjë e mirë është, kur njerëzit kërkojnë shumë marrin pak. Ose kërkojnë pak e marrin shumë. Këto janë gjëra që ndodhin…

Merreni këtë punë si marketing hesapi, nuk ka lidhje me realitetin. 500 mijë në këtë vend të vogël, që tregoi kolegu tha 140 mijë e kanë lëshuar Kosovën, tu e qeverisë Vetëvendosja. Nëse janë humb 140 mijë edhe 140 mijë janë vetëdijesuar për gabimet fatale që i ka bërë VV-ja, hiqja 300 mijë lirisht. Nëse e mbërrin 200 mijë është shumë mirë”, ka shtuar publicisti Shtufi.

Shija e redaktorit

“I kemi bërë detyrat tona të shtëpisë”, Rama nga Brukseli:...

Shqipëria hap sot grup-kapitullin e 6 të negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, për “Marrëdhëniet e jashtme”. Në konferencën e tretë ndërqeveritare që mbahet në...

Ali Ahmetit pritet t’i dhurohet çelësi i Prishtinës

Sot, kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama do të pret në takim kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim(BDI), Ali Ahmeti. Në njoftim thuhet se...

“Ëndrra vazhdon…”, Peja nderon Arlind Gjikollin – Gjikla, artistin dhe...

“Ëndrra vazhdon…”, kështu u tha sot në qytetin e Pejës në dyvjetorin e vdekjes së ish-drejtorit menaxhues të Telegrafit, artistit Arlind Gjikolli – Gjikla,...

Të fundit nga rubrika