“Është shumë e qartë, por nuk po kuptohen mesazhet e SHBA-së nga Qeveria e Kosovës. Kosova nuk ka luksin ta humbë partneritetin vital me SHBA-në, si do të luftojë vendi nëpër betejat që ka hapur Qeveria e Kurtit”.
Kështu ka deklaruar eksperti i sigurisë ndërkombëtare, Adrian Shtuni, teksa komentuar situatën aktuale pas deklaratave të ndërkombëtarëve, duke theksuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka hapur beteja në të gjitha krahët.
Ai ka theksuar se qasja e kryeministrit Kurti është jostrategjike dhe se nga ana e tij po bëhen autogola të vazhdueshëm.
“Zoti kryeministër ka hapur beteja në të gjitha krahët, dhe nuk e di si do të luftojë Kosova në gjithë këto anë dhe çfarë do të fitojë. Nuk e kemi hallën të pasojat ekonomike, por shikojeni se çfarë lloj qasje jostrategjike, se çfarë lloj gabimi i shumëfish, çfarë autogola të vazhdueshëm është duke bërë, nuk e di se për interes të kujt janë. Partneriteti me SHBA-në nuk cenohet, mesazhi ishte i qartë për Qeverinë. Populli të reagojë për Kurtin”, ka deklaruar Shtuni.
Ai ka shtuar se mesazhi i SHBA-së ishte i qartë për qeverinë dhe ka thirrur popullin të reagojë ndaj kësaj situatës.
Sipas tij, partneriteti me SHBA-në nuk duhet të cenohet.
“Nuk po lexohen mesazhet e SHBA-së… Nëse vazhdon kështu, Qeveria e Kosovës nuk do të trajtohet si një partnere. Kosova nuk e ka luksin të humbë partneritetin vital të SHBA-së. Pse kemi ardhur në këtë pikë, pas dy ditësh do të festojmë 16-vjetorin e pavarësisë së Kosovës, por nuk e di a na ka mbetur gjë për të festuar në këtë lloj situate”, është shprehur mes të tjerash ai.
Vizita e Blinken në Shqipëri – Cilat janë porositë për rajonin duke pasur parasysh raportet e tensionuara në mes të Kosovës dhe Serbisë, dhe raportet e Kosovës me SHBA-në, cilat janë mesazhet për rajonin?
“Fokusi do të jetë tek e ardhmja e Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor, dhe jo nga e kaluara. Takimi me të rinjtë pikërisht dërgoi mesazh, pra u takua me rininë para se të takohej me Ramën, duke dhënë një mesazh simbolik që sytë duhet të jenë nga ardhmja dhe jo nga e shkuara. Pra syri duhet të jetë drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe stabilitetit të rajonit, unë mendoj se kjo ishte kryesorja drejt atij mesazhi që është dhënë”, ka thënë Shtuni.