Shtyhet afati për lirimin e objektit që shfrytëzohet ilegalisht në veri

Komuna e Mitrovicës së Veriut të premten ka marrë vendim që të shtyhet afati për lirimin e ndërtesës në lagjen e Boshnjakëve që shfrytëzohet nga strukturat paralele të Serbisë. Vendimi po vlerësohet se ka ardhur nga presioni i ndërkombëtarëve, të cilët e quajtën të pakoordinuar veprimin fillestar. Teksa analistët vlerësojnë se vendimi duhet të zbatohet

Shtyhet afati për lirimin e objekti që shfrytëzohet ilegalisht në veri

Ky objekt në të cilin valon flamuri i Serbisë shumë pak metra pranë komunës së Mitrovicës Veriore, shfrytëzohet nga strukturat paralele serbe.

E premtja nuk do duhej t’i gjente punonjësit e këtyre strukturave në këtë objekt, pasi inspektorati i komunës kishte urdhëruar lirimin e hapësirës nën arsyetimin se nuk kishte dokumentacion që shpjegonte formën se si ishte marrë në shfrytëzim ajo pronë.

Por ky vendim nuk u çua deri në fund.

Në objektin mbrapa meje po vazhdojnë normalisht punën strukturat paralele serbe. Që nga orët e hershme të mëngjesit brenda po qëndrojnë edhe përfaqësuesit e Listës Serbe.

Aty u panë hyrje-dalje të qytetarëve që merrnin shërbime në të paktën tri institucione që funksionojnë brenda dhe që financohen nga qeveria e Serbisë.

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, ka konfirmuar për media se ky vendim është shtyrë për dy javë, duke mos dashur të flasë për arsyet e shtyrjes.

Nisma për largimin e strukturave paralele nuk u mirëprit nga komuniteti ndërkombëtar, i cili kërkoi koordinim dhe bëri thirrje që të mos ketë veprime që mund ta përshkallëzojnë gjendjen.

Në anën tjetër, gazetari serb në Kosovë Branislav Kërstiq thotë se Asociacioni ose Vetëmenaxhimi do t’i shuante institucionet paralele.

“Ka ardhur si pasojë e presionit serioz nga autoritet ndërkombëtare, e kemi pas deklaratën e SHBA-së se vendimi s’ka qenë i koordinuar me ndërkombëtarët, e kemi tash një shenjë si një rrugë e re që edhe pushteti lokal edhe qendror kuptojnë se ndërkombëtarët janë tepër të interesuar për deeskalim të situatës në veri”, ka thënë Kërstiq.

Megjithëkëtë njohësi i rrethanave politike, Nexhmedin Spahiu konsideron se ky vendim duhet të shkojë deri në fund, derisa nuk pret rezistencë të serbëve.

“Derisa Erden Atiq të jetë kryetar i Komunës Veriore, duhet ti kryejë tri gjëra që nëse nuk i kryen tani s’kryhen asnjëherë. Rindërtimi i Xhamisë së Ibrit që ka ekzistuar gjithmonë, hapja e një shkollë shqipe dhe në gjuhë boshnjake që s’ekziston fare dhe hapja e Urës”, ka thënë Spahiu.

Veç një natë më parë, përfaqësuesi i Listës Serbe Igor Simiq ka postuar një video mesazh brenda këtij objekti bashkë me punonjës të tjerë, ku thotë se po e vazhdojnë punën për shërbimet ndaj qytetarëve serbë të veriut.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika