Shtyhet greva e punëtorëve teknikë të Qendrës Studentore dhe të UP-së

Greva e paralajmëruar nga punëtorët teknikë të Universitetit të Prishtinës dhe Qendrës Studentore, është shtyrë deri në një vendim tjetër

Greva e paralajmëruar nga punëtorët teknikë të Qendrës Studentore dhe të Universitetit të Prishtinës, është shtyrë deri në një vendim tjetër.

Kështu bëri të ditur, Jusuf Azemi nga Sindika e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës (SPSPK).

Vendimi për shtyrje erdhi pak para takimit të Azemit me zëvendësministrin e Arsimit, Taulant Kelmendi, i cili sipas tij, ka premtuar se do të shqyrtohen kërkesat e punëtorëve.

“Sot në takim me zv.ministrin e Arsimit, Taulant Kelmendi, u bisedua për pagat e punëtorëve teknikë në Qendrën Studentore dhe atyre në UP ‘Hasan Prishtina’, ishte një takim konstruktiv dhe që sot Ministria e Arsimit do t’i shqyrton kërkesat tona, dhe sipas disponimit të kësaj Ministrie, shpresojmë se kërkesat tona do të përmbushen në tërësi , me çka për momentin hyrja në grevë shtyhet deri në një vendim tjetër”, ka shkruar Azemi.

Greva ishte paralajmëruar të fillonte më tetë nëntor të këtij viti, me kërkesën kryesore për rritje të pagave.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika