Samiti Botëror i Iranit të Lirë ishte i planifikuar të mbahej më 23 dhe 24 korrik në Manëz të Durrësit, në kampin Ashraf 3 por nuk do të zhvillohet deri në njoftimin e dytë.
Shtyerja e mbajtjes së Samitit Botëror të Iranit të Lirë ka ndodhur pas rekomandimit të qeverisë shqiptare dhe për shkak të kërcënimeve terroriste.
Të enjtën e 21 korrikut, Ambasada amerikane në Tiranë ka njoftuar se Shqipëria rrezikon një sulm që ka në shënjestër samitin Botëror të Iranit të Lirë.
Ambasada amerikane në Tiranë i ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë të shmangin samitin, të jenë të informuar me lajme dhe të të jenë të vëmendshëm dhe të ruajnë një profil të ulët.
Në vëmendjen e regjimit iranian kanë qenë anëtarët e MEK, të cilët e kanë quajtur Shqipërinë si strehuese të terroristëve.