Shtyhet për 10 ditë konkursi për zyrtarë policor në veri

Deri më 10 shkurt është shtyrë afati për aplikim në konkursin për pjesëtarë të Policisë nga radhët e komuniteteve. Por sipas njohësve të sistemit të sigurisë dhe anëtarëve të opozitës, konkursi do të dështojë, shkaku i presionit politik nga Serbia

Ilustrim

Pak orë para se të përfundonte afati për dorëzimin e aplikimeve për zyrtarë policor, ky konkurs është shtyrë edhe për disa ditë.

Policia e Kosovës, e thirrur në arsyetimin e dhënies së mundësive shtesë për të interesuarit për këtë konkurs, ka zgjatur afatin deri më 10 shkurt.

Nga ky institucione e as nga Ministria e Punëve të Brendshme nuk kanë treguar për numrin e aplikuesve deri më tash në këtë konkurs.

“Siç jeni të informuar konkursi është hapur, përfshirë me kriteret që parashihen, ku deri më tani ka pasur kandidatë të interesuar nga komunitete të ndryshme për aplikim.  Me qëllim të dhënies së mundësive shtesë, sikurse edhe në të kaluarën Policia e Kosovës ka vazhduar afatin e aplikimit në këtë konkurse të hapur për komunitetet pakicë, deri me datën 10 shkurt 2023. Ndërsa sa i përket procesit/çështjeve të mëtejme rreth konkursit në fjalë do të informoheni me kohë sipas planifikimeve/fazave që parashihen. Policia e Kosovës, përmes video mesazheve, fushatave sensibilizuese dhe takimeve zyrtare që po mbahen në të gjitha rajonet, ç’do herë ka inkurajuar dhe vazhdon ti inkurajon dhe fton qytetarët e të gjitha komuniteteve pakicë që të aplikojnë dhe të bëhen pjesë e Policisë së Kosovës”, kanë thënë nga Policia e Kosovës.

Megjithatë, këtë konkurs si të dështuar e konsideron ish zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha, dhe për këtë, arsye e vetme është presioni politik nga qeveria e Serbisë ndaj aplikuesve të mundshëm.

Hoxha thotë se kësaj çështje mund të i jepet zgjidhje vetëm me një marrëveshje në kuadër të dialogut Kosovë –Serbi.

“Unë vlerësoj që ky konkurs do të dështojë, natyrisht pa fajin e institucioneve të Kosovës, por duke njohur edhe specifikat e rrethanave aktuale, konkretisht për bisedimet që po tentohen të hynë në fazën finale, unë po besoj që kjo do të jetë edhe një nga pjesët e marrëveshjes së mundshme”, ka thënë ish-zëvendësministri i MPB-së, Valdet Hoxha.

Edhe ish drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, tani deputet i PDK-së, thotë se presioni nga Vuciqi e shteti serb ka ndikim në dështim të konkursit për zyrtarë policor.

“Shtyerja është si pasojë ose si rezultat i mosaplikimit, të djemve dhe vajzave të reja, në konkursin e Policisë, gjë që për mua është e pritshme për shkak të presionit që po i bëhet, atyre atje, nga strukturat në Serbi ose që operojnë në veri, shtyrja e konkursit është normale edhe pse nuk pres që gjatë këtyre ditëve do të ketë ndonjë aplikim të shtuar”, ka thënë Qalaj.

Në fillim të nëntorit të vitit të kaluar, më shumë se 500 zyrtarë policor, dhanë dorëheqje nga pozitat e tyre, në shenjë pakënaqësie me vendimet e institucioneve të Kosovës për targat ilegale.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika